Martesa është një hap për të cilën të gjithë mendojmë mirëpo, nuk e dimë nëse jemi apo jo gati për një hap të tillë në jetën tonë. Herë e dëshirojmë jetën prej të martuari/e dhe herë të tjera as e imagjinojmë dot. Në këtë shkrim do të gjeni disa shenja të cilat tregojnë se ju nuk jeni ende gati për martesë.
1. Nuk ke mbaruar ende eksplorimin Sigurisht që as një lidhje dashurore e jo më martesa nuk është për njerëzit të cilët kanë ende dëshirë të eksplorojnë. Nëse e shihni veten se bëni pjesë tek individët të cilëve u pëlqen eksplorimi atëherë kurrsesi mos mendoni për një martesë të afërt.
2. Po mbani sekrete Ka gjëra të cilat sigurisht që njeriu pëlqen t’i mbajë për vete, por kur ato gjëra në fakt janë sekrete të mëdha atëherë situata është serioze. Askush nuk do të donte ta ndante jetën me dikë i cili ruan në vete sekrete të mëdha.
3. Jeni në një lidhjen e gabuar Të jesh në lidhjen e gabuar e të mos bësh përpjekjen më të vogël për t’u ndarë është diçka e cila u ka ndodhur shumë njerëzve. Por të hedhësh një hap të rëndësishëm si martesa në këto rrethana është një “Jo” e madhe.
4. Po bindni veten se duhet Nëse jeni në një lidhje dhe e zini veten duke menduar se duhet patjetër të martoheni, atëherë merrni kohën që ju duhet. Disa gjëra vijnë natyrshëm dhe nuk kanë nevojë për nxitje.