Emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report TV rikthen për të disatën herë edhe këtë të premte, historinë e zhd ukjes së Bleona Matës. E ftuar në studio nëna Bukurie Veizi, zbulon një fakt të rëndësishëm, atë se vajza është parë nga banorët e fshatit Zapod duke u tërhequr z va rrë në rrugë. Sipas dës hmitarëve, vajza është marrë nga dy persona të panjohur duke kaluar anën tjetër të malit, atje ku e priste një makinë me ngjyrë të zezë dhe një tjetër tip Fuoristradë e ka ndjekur nga pas. Fshehja e këtij detaji nga banorët, kur pol icia mbërriti në vendngjarje, mban pe ng një tjetër të vërtetë të asaj dite. Ata u tërhoqën nga kjo dës hmi, duke dhënë para uniformave blu një tjetër variant, se vajza që qante nuk ishte Bleona, por një tjetër fëmijë i fshatit Zapod.

‘Në momentin kur u bënë disa orë, afro 5 orë kërkimi dhe dolën të gjitha ato nëna dhe gra për ta kërkuar vajzën, më thanë se është parë një burrë me flokë të gjata dhe një djalë i ri me çantë shkolle, me triko me kapuç që e tërhiqnin vajzën zva rrë rrugës. E hipën, një herë në një makinë të zezë dhe një grup tjetër iu vu pas, një tjetër makinë Fuoristradë, ngjyrë e bardhë. Një grua i ka dalë para, duke i thënë: ‘C’po bëni?- dhe ata kanë mbyllur derën. Të gjithë e njihnin vajzën, e dinin dhe në momentin kur erdhi policia e fshehën menjëherë, nga fr ika se do t’i merrnin në pyetje.

Ato gra duhet të vinin dorën në zemër, të tregonin kr imin në atë moment. Kur erdhi policia e mbyllën çeshtjen se kishin fr ikë. E kanë parë shumë mirë Begzim Isën ( i ak uzuar nga nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, si personi që ka gisht në rrë mbinin e vajzës). Begzim Isën e ka parë edhe ish-vjehrra ime. Ajo e njeh shumë mirë. ‘E pashë, -tha: ishte me triko me kapuç dhe çantë, u vu pas 5 vajzave, pastaj lëshoi Qamilja lopën’.

Po banorët e zonës e dalluan Begzim Isën ? ‘Banorët e kanë parë Begzimin kur ka shku përpjetë por pastaj kur është marrë vajza zvarrë ka qenë dhe një tjetër person. Me ne ata reaguan menjehërë, por kur erdhi policia jo. Ishte një burrë me flokë të gjata, tërhiqte vajzën zvarrë, na thanë. Vajza qante, kërkonte nënën. Kur erdhi policia i shuan këto gjëra, nga fr ika. E din gjithë zona, e din gjithë fshati Zapod, se kush e ka marr Bleonën dhe nuk e di pse e mbanjnë kaq fshehtë’.

Nëna në studio hedh poshtë pistën se diçka e keqe mund t’i ketë ndodhur atë ditë Bleonës. ‘Absolutisht nuk më shkon mendja. Si ka mundësi t’i ketë ndodhur largqoftë një gjë e keqe, qoftë e ujkut, apo e arushës, siç thoshte policia. Nuk ka asnjë shenjë’. Askush nga fshati nuk reagoi, në momentin që panë vajzën të tërhiqej zva rrë ? ‘Ata thanë që ishte një burrë dy metra i gjatë, me flokë të gjatë. Ata kanë dalë, kanë parë duke bërë sehir se cfarë po ndodh. Për momentin ka parë dy makina njëra me targa Vlore dhe tjetra me xhama të zinj. Sipas tyre makinat janë larguar me shpejtësi marramendësi. Fillimisht e kanë parë bregut të malit duke u tërhequr zvarrë, pastaj kur janë parë makinat ka mbaruar muhabeti. Kur erdhi policia, banorët e mohuan këtë duke thënë se mund të ketë qenë një prind duke rra hur fëmijën e vet. Nga momenti në moment ata e fshehën. Dhe vajzat nuk treguan kurrë. Aty vlon diçka, se vajzën nuk e përpiu toka. Këtu është një plan i përgatitur, fëmijën e kanë dhënë me dorë. Por për cfarë e kanë dhënë, vetëm 5 vajzat dhe Zoti e di’.

Sot dosja për Bleona Matën në prokurori është pezulluar, ndërsa nëna e vajzës nuk ka ende në dorë qoftë një kopjo të saj. I jeni drejtuar ndonjëherë prokurorisë për të marrë dosjen e Bleona Matës ? ‘I jam drejtuar disa herë, por më kanë thënë se dosjen e kemi ne dhe nuk ka për cfarë të duhet kopjo e dosjes tënde, qoftë në Kukës, qoftë në Tiranë. Dhe unë nuk e kuptoj dot qoftë një kopje të dosjes, pse nuk e kam. Mua më takon si nënë që të di informacionin e fla ktë të Bleona Matës. Unë dua të dij deri ku kemi arritur me ceshtjen e Bleonës. Nuk më kanë dhënë as kopjen e dosjes, as në Kukës as në Tiranë. Ceshtja ime është vetëm Strasburgu të ma zgjidhi, për Shqipërinë nuk kam më besim’. Që në nisje të emisionit investigativ ‘Pa Gjurmë’, nga viti 2018 e deri më sot historia e Bleona Matës që u zhd uk, teksa kulloste bagëtinë në mal, sëbashku me 5 vajza të afërme të saj vijon të ngjallë tek publiku mjaft reagime.