Arbër Zeneli dhe Valon Berisha do ta shijojnë ndeshjen e parë si titullarë të përbashkët për Reims këtë sezon. Trajneri David Guion ka vendosur t’u besojë aftësive të dyshes së Kombëtares së Kosovës, Zeneli-Berisha, për takimit e sotëm në Ligue 1 kundër Metz në stadiumin Saint-Symphorien.
Zeneli dhe Berisha janë paraqitur në çdo takim të Reims në këtë fillim sezon, por kjo është hera e parë që ata luajë nga fillimi së bashku. Berisha është në formë të shkëlqyer pasi shënoi golin e fitores Reims kundër Servette në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës, në debutimin e tij si titullar për francezët.
Për Zenelin ndërkohë, i cili mungoi tërë sezonin e kaluar për shkak se e kishte këputur ligamentin e gjurit, ky është takimi i dytë më radhë si titullar në katër ndeshjet e para në ligë këtë sezon. Në dy ndeshjet e para të këtij sezoni, në barazimin kundër Monacos në ndeshjen hapëse dhe në humbjen kundër Lille, Zeneli luajti nga 30 minuta secilën herë.