Votuesit zvicerjanë votojnë nesër nëse do të heqin dorë nga lëvizja e lirë me vendet e Bashkimit Evropian. Mbështetësit e nismës thonë se kjo do të sjellë më shumë kontroll në kufijtë e vendit duke zgjedhur vetëm emigrantët më të preferuar. Kurse kundërshtarët thonë se diçka e tillë do të fusë vendin në recesion dhe do të heqë të drejtën e qindra mijëra zvicerjanëve për të jetuar e punuar në Evropë.
Ministri i drejtësisë tha se mund të krijohet një situatë “me e keqe se Brexit”. Zvicra ka vendosur kohë më parë të mos jetë pjesë e BE, por dëshiron të ketë akses në zonën e tregtisë së lirë dhe të bashkëpunojë me Brukselin për çështje si transporti, mjedisi, puna kërkimore dhe arsimi. Propozimi vjen nga partia e djathtë Zvicerjane e Popullit dhe pason një referendum të vitit 2014 (po ashtu nga kjo parti) për vendosjen e kuotave të refugjatëve nga BE. Ky i fundit u aprovua me marzh te vogel.
Thomas Aeschi i Partisë së Popullit beson se heqja dorë nga lëvizja e lirë do të sjellë avantazhe të shumta si “aftësia për të zgjedhur emigrantët më të kualifikuar” apo “më pak spekulime me çmimet e shtëpive e të qerave”. Ai nuk trembet as nga humbja e marreveshjeve tregtare duke thënë se pasoja e vetme do të jetë se “zvicerjanët do të hanë më pak djathë francez dhe francezët më pak djath zvicerjan”.