Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk ia kanë dalë të jetë as në listën e ngushtë të të nominuarve për çmimin e futbollistit më të mirë të UEFA për vitin 2020, për herë të parë në 10 vjetët e fundit. Robert Lewandowski i Bayern Munich dhe Kevin de Bruyne i Manchester City do të luftojnë për këtë çmim individual.
Ronaldo, i cili tani aftësitë e veta i shfaq për Juventusin në Itali, e ka fituar këtë çmim tri here dhe po ashtu ka qenë i nominuar në nëntë raste. Ndërsa, superylli i Barcelonës e ka fituar dy herë çmimin lojtari më i mirë i UEFA-s dhe ia ka dalë të jetë në listën e ngushtë gjashtë herë në 10 vjetët e fundit. Të dy janë veçuar si lojtarët më të mirë të gjeneratës së tyre në dekadën e fundit, por pas një dekade asnjëri prej tyre nuk do të jetë as në listën e ngushtë të të nominuarve, e lëre më ta fitojë atë.
Juventusi u eliminua nga Liga e Kampionëve në rrethin e 16 më të mirëve pas humbjes tro nditëse nga Lyoni sezonin e kaluar, ndërsa Barcelona u eliminua në mënyrë tur përuese pasi pësoi disfatë të thellë 8:2 nga Bayern Munich në çerekfinale. Ronaldo i shënoi vetëm tri gola në tetë paraqitje dhe Messi po ashtu tri sosh në po aq ndeshje. Lewandowski e fitoi çmimin e golashënuesit më të mirë në këtë garë me 15 gola. Prandaj, ai bashkë me shokun e skuadrës së vet, Manuel Neuer dhe Kevin de Bruyne do të garojnë për këtë çmim.