Siç pritej dhe u paralajmërua disa javë më parë nga FCinter1908, klubi zikaltër ka siguruar një të ri të talentuar, të lindur në vitin 2003, ardhur nga Atalanta. Fjala është për Kristian Dervishi, ndërkombëtarin shqiptar, që nënshkroi me Interin për tri vite (deri më 2023).

Nga nesër ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Chivu për skuadrën U-18. Dervishi, pas disa vitesh në sektorin e të rinjve të skuadrës nga Bergamo, është transferuar te zikaltrit në formë huazimi, me të drejtën e blerjes. Ai është pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë.