Gjiganti bavarez Bayern Munich, spekulohet se janë në bisedime të avancuara me skuadrën londineze Chelsea, për Callum Hudson-Odoi. Bayern me ngulmë po kërkon një su lmues anësorë si rezervist dhe kanë identifikuar Hudson-Odoin si zgjedhje të shkëlqyer. Me ardhjen e transfereve të reja tek Chelsea si Werner, Pulisic, Havertz dhe Ziyech si duket gjasat që Hudson-Odoi të qëndroj me ekipin e teknikut Lampard janë shumë të vogla.

Bayern vitin e kaluar ka bërë shumë oferta për Hudson-Odoin të cilat krerët e Chelseat i kanë refuzuar menjëherë. Këtë edicion transferesh, “Bavarezët” janë rikthyer përsëri pas 20 vjeçarit anglez, ku thuhet se kanë bërë ofertë drejt Chelseat që ta marrin lojtarin në formë huazimi, ku spekulohet që “Blutë” e Londrës do ta pranojnë ofertën.