Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ngrit grupin e punës i cili do të merret me implementimin e teknologjisë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Implementimi i teknologjisë është pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit e arritur me dakordësinë e të gjitha palëve politike. Në grupin e punës përbëhet nga 7 anëtarë , ku janë përcaktuar Ylli Merkaj, Nexhmi Mezani, Ana Tenolli, Mirela Gega, Drejtori juridik i KQZ-së dhe dy ekspertë të jashtëm të IT.
Implementimi i teknologjisë në zgjedhje do të mbikëqyret nga Nënkomisioneri, Lealba Pelinku, që kontrollohet nga PD në mënyrë që të shmanget çdo kontestim i mundshëm nga kjo parti në zgjedhjet parlamentare. Me implementimin e teknologjisë në zgjedhje përfshihet identifikimi elektronik i votuesve, ndërsa grupi do të vlerësojë mundësinë e përdorimit të këtyre sistemeve dhe të pajisjeve të teknologjisë së informacionit në kushtet që ndodhet vendi ynë. Gjithashtu ky grup pune do të bëjë dhe një vlerësim të përgjithshëm të kostove financiare të përfshirjes së teknologjisë.
Në fund ky grup pune do të përgatisë një raport që do i dorëzohet Komisionerit Ilirjan Celibashit.