Të dhënat e një studimi të kryer së fundi nga Instituti kërkimor, Elma, janë shqetësuese. Sipas tij, hulumtimi i realizuar në gjashtë vende europiane (Francë, Gjermani, Britani të Madhe, Itali, Spanjë, Poloni), tregon se rreth 60% e qytetarëve kanë shfaqur simptoma të çrregullimeve psikologjike gjatë karantinës, të cilat zgjateshin në më shumë se 15 ditë.
Shtetet ku ndikimi i Covidit mbërrin majat janë Spanja me 69% dhe Italia e Britania, secila me nga 63%. Në Gjermani, shifra ishte më e ulët, më pak se 50%. Simptomat kryesore të përmendura në studim janëe pagjumësia ose zgjimi gjatë natës, lodhja ose këputja dhe mungesa e energjisë, trishtimi apo dëshira për të qarë, mungesa e interesit ose kënaqësia për të bërë gjëra, momentet e ankthit dhe panikut.
Shumica e qytetarëve të intervistuar pranuan se kanë pasur të paktën dy prej këtyre shenjave. Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë kërkuar ndihmën e psikoloëgeve për të përballur situatën që I është krijuar.