Viti akademik 2020-2021 do të jetë i alternuar mes auditorëve dhe leksioneve online. Në një intervistë për emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi se po merren të gjitha masat paraprake, me qëllim që fëmijët mos t’i rikthehen sërish mësimit online. Më tej Kushi se disa fakultetet që e kanë të vështirë ta zhvillojnë mësimin online janë duke punuar intensivisht për ta përballuar me sukses këtë sfidë. Gjithashtu Kushi deklaroi se koordinatorët e çdo shkolle raportojnë çdo ditë bilancin se sa mësues dhe nxënës janë të infektuar, të dyshuar dhe të karantinuar.
INTERVISTA
Kjo është dalja e parë që pas marrjes së detyrës në një intervistë në një Tv kombëtar znj.Kushi, si do ta vlerësonit le të themi marrjen e kësaj detyre dhe pse na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme? Po është e vërtetë gjatë kësaj periudhe të këtyre tre javëve të para kam preferuar më shumë sesa të jem në zyrë apo nëpër Tv, kam preferuar që të jem në terren, të vizitoj shkolla, të takoj mësuesit, nxënësit, për të parë situatën reale, çfarë problematikash ka dhe të përpiqemi të gjithë bashkë që të gjejmë sa më shumë zgjidhje. Situata është e vështirë, pandemia na e ka kushtëzuar, na e ka ndryshuar të gjithë mënyrën e jetesës, na ka ndryshuar prioritetet tona dhe natyrisht që objektivi kryesor në këtë periudhë është pikërisht ruajtja e shëndetit, të mësuesve e të nxënësve dhe mbarëvajtja e procesit mësimor në këto kushte. Na ndajnë 7 muaj gati nga zgjedhjet e ardhshme ku do të përcaktohet më pas edhe qeveria e re dhe nuk dihet nëse do të jeni apo jo në detyrën e Ministres së Arsimit, po cilat janë objektivat që Evis Kushi i ka vendosur vetes në krye të këtij dikasteri kaq të rëndësishëm? Pak muaj na ndajnë deri për zgjedhjet po e rëndësishme është them, që unë nuk po e filloj një punë nga e para, nga zeroja apo nga hiçi, përkundrazi në Ministrinë e Arsimit janë bërë shumë punë të mira, janë ndërmarrë shumë reforma gjatë gjithë këtyre viteve që nga 2013 dhe pa dyshim që prioritetet dhe puna ime do të jetë në vazhdim të këtyre punëve të mira që janë nisur. Ne kemi një program qeverisës për sa i takon Arsimit, i cili është i fokusuar në arsim cilësor, gjithëpërfshirje, shëndet dhe mirëqënie për nxënësit, si dhe mjedise më të përshtatshme.
Doni të bëni diçka ndryshe ose keni një sfidë personale në krye të këtij dikasteri? Unë e thashë dhe njëherë që programi qeverisës është baza dhe punët e mira që kanë nisur janë udhërrëfyesi im në këto 7 muaj por natyrisht që unë kam dhe qasjen time, një vizion timin apo le të themi ndryshe mekanizmat që mund të përdor për realizimin e objektivave të cilat janë pjesë e strategjisë tonë, mund të jenë ndryshe ndopak ndoshta nga Minstrja paraardhëse apo të tjerat, por e rëndësishme është që objektivat tona janë të përcaktuara qartë në programin qeverisës. Dhe meqënëse përmendët pak më parë edhe Ministren paraardhëse, znj.Besa Shahini, në fakt ishte një vit i vështirë për shkak edhe të situatës së pandemisë, tërmetit pak më parë që solli edhe probleme të shumta me shkollat, disa prej tyre u shembën dhe sot kemi edhe mungesë kapacitetesh, shumë e kritikuar nga opozita. Si do ta vlerësonit rolin e Besa Shahinit në Ministrinë e Arsimit, ju që u ulët në karrigen e saj? Unë mendoj që kriter vlerësimi nuk janë akuzat e opozitës por nga çfarë kam parë edhe tani që jam vetë në atë karrige znj.Shahini ja doli me sukses që sidomos gjatë periudhës së pandemisë ta mbyllë vitin shkollor me sukses dhe të pregatisë të gjithë terrenin për fillimin dhe mbarëvajtjen e këtij viti të rishkollor, kështu që këto janë dy tregues që unë mendoj që ajo i kapërceu me sukses, dhe të mos harrojmë që në momentin kur u mbyllën shkollat ishte një situatë e paprecedentë, askush nuk kishte eksperienca të tilla të mëparshme por brenda dy ditësh, menjëherë filloi transmetimi i orëve mësimore në kanalin RTSH shkolla, pra reagimi ishte shumë i shpejtë në mënyrë që nxënësit edhe pse të karantinuar, edhe pse nga shtëpia të vazhdonin procesin mësimor.
Po, u bë një analizë pas atij viti, se sa efektive ishin këto forma të përdorura? Patjetër që u bë një analizë, u bënë sondazhe, testime. Cilat ishin rezultatet, ishin efektive orët, mësimi online? Pa dyshim, që mësimi online nuk mund të jetë i barabartë me mësimin që bëhet në bankat e shkollës, dhe nuk ishte njësoj cilësor me të gjitha shkollat, nga analiza që bëmë, madje ne këtë analizë e kemi bërë edhe për arsimin e lartë por dhe për arsimin parauniversitar në disa shkolla dhe disa universitete funksionoi shumë më mirë, në disa të tjera pati dhe problematika, boshllëqe dhe për këtë arsye në dy javëshin e parë të muajit shtator, ju e dini shumë mirë që u bë mësim për ato klas, shkolla ku ishte e pamundur që mësimi online të bëhej 100% njësoj si në shkollat e tjera. Pas analizës u reflektua në mënyrë që gjatë këtij viti të ri të plotësoheshin ato boshllëqe që ishin konsatatuar gjatë muajve të pandemisë. Ju e përmendët dhe pakmë parë znj.Ministre që në mars e gjeti të papërgatitur të gjithë sistemin arsimor. Jo vetëm Shqipërinë po të gjithë globin. Çfarë ka ndryshuar nga marsi, me nisjen e vitit të ri mësimor, të paktën le të themi në ato shkolla të Shqipërisë që kanë probleme me infrastrukturën, jo më të flasim për mësim online, kushtet higjieno-sanitare, çfarë ka ndryshuar, çfarë ka ndryshe në nisje të këtij viti? Po patjetër që tani ne jemi më të përgatitur, kemi përgatitur të gjithë skenarët, momentalisht jemi në skenarin e parë ku mësimi po bëhet nëpër shkolla dhe ne urojmë që kjo të zgjasë sa më shumë, janë marrë të gjitha masat që në fillim, madje që gjatë verës filloi puna, që të hartohej një udhëzues mbi të gjitha rregullat dhe planet mësimore, mënyrën sesi do të funksiononte dhe do të zhvillohej mësimi gjatë këtij viti shkollor, qoftë për sa i takon masave anti Covid, që do të thotë që në fillim u përcaktua sa do të ishte numri i nxënësve në klasë, sa do të ishte distanca.
Respektohet kjo gjithmonë? Po, unë që në ditën e parë që kam marrë detyrën, kam vizituar shumë shkolla të vendit, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë, madje pjesa më e madhe e vizitave kanë qënë të papritura, jo për t’i kapur në befasi apo për të marrë masa, por për të parë realisht sesi zbatohen, dhe mund të them që nëpër shkolla masat anti Covid dhe rregullat zbatohen madje më mirë sesa nëpër institucione. Dmth maskat 1, distanca 2 dhe higjiena, këtu tek higjiena natyrisht që ka akoma, ne jemi të ndërgjegjshëm që ka probleme në shumë shkolla të vendit, në shumë zona rurale furnizimi me ujë nuk është në nivelet e dëshiruara por janë marrë masa në bashkëpunim edhe me organet e vetëqeverisjes vendore, me Bashkitë në mënyrë që shkollat të ndihmohen edhe aty ku nuk ka furnizim me ujë pa ndërprerje të pajisen me depozita apo diku janë hapur puse, pra janë marrë masa në mënyrë që të respektohen sa më shumë rregullat. E dimë që ka akoma probleme, jemi të ndërgjegjshëm.
Po, sepse sa efektive është distanca kur ne i shikojmë që dalin nga shkollat, prindërit i presin jashtë, ata takohen qëndrojnë me njëri tjetrin apo edhe pasi mbaron procesi mësinmor? Unë mund t’ju them që ndërgjegjësimi është i lartë edhe nga ana e mësuesit edhe nga ana e Drejtorisë Arsimore, nga zyrat arsimore punohet për të ndërgjegjësuar nxënësit dhe mësuesit. Dhe respektohet, janë vendosur dhe postera, unë jam e kënaqur me këtë që kam parë në oborret e shkollave, në mjediset e shkollës ndërgjegjësimi është i lartë për të respektuar rregullat, pastaj kjo është një gjë që nuk mund ta bëjnë vetëm mësuesit apo drejtuesit e institucioneve tona arsimore, natyrisht që këtë duhet ta bëjnë dhe prindërit, që të gjithë, ndaj ne vazhdimisht bëjmë apel për të respektuar rregullat, sepse nuk ka vlerë që këto rregulla të respektohen vetëm në mjediset e shkollës dhe pastaj siç thatë ju, kur dalin të luajnë poshtë pallatit apo diku tjetër të mos respektohen. Znj.Ministre dhe një pyetje tjetër duke qënë se jeni edhe pedagoge edhe prind. Është e vështirë për një fëmijë por qoftë edhe për një drejtues që të japë mësim gjatë gjithë kohës me maskë për tu kuptuar nga fëmija, por edhe për mësuesin për të shpjeguar? Ëahtë e vështirë por kjo është një sakrificë që duhet ta bëjmë të gjithë duke konsideruar faktin që mësimi cilësor është mësimi në shkollë dhe jo nga shtëpia, prandaj duhet të bëjmë këtë sakrificë dhe prandaj unë që ditën e parë e kam thënë, dhe jo vetëm unë, që pas mjekëve dhe infermierëve mësuesit janë heronjtë e ditës sepse punojnë në kushte të vështira, janë në frontin e parë, duhet të bëjnë shumë sakrifica, të punojnë shumë më tepër se në kushte normale, kështu që mirënjohja dhe falenderimi im për ta është pafund. E kuptoj që është shumë e vështirë, por nuk ka zgjidhje tjetër për të mos shkuar drejt mbylljes. Kjo është një sakrificë që duhet ta bëjmë të gjithë bashkë.
Znj.Ministre ju thatë edhe pak më parë që jam gjatë gjithë kohës në terren nëpër shkolla të ndryshme në të gjithë territorin e Shqipërisë. Si është situata sot kemi një bilanc të qartë sesa klasa, shkolla janë mbyllur, sesa mësues, nxënës janë të karantinuar, sa prej tyre bëjnë mësimin online pra cila është panorama sot? Ne kemi një sistem i cili funksionon shumë mirë, monitorimi dhe raportimi, në çdo shkollë janë koordinatorët të cilët raportojnë dhe ne në fund të çdo dite por dhe gjatë ditës kuptohet, informacionet i marrim në kohë reale, në fund të çdo dite ne kemi sa mësues, sa nxënës janë të dyshuar, të karantinuar apo të diagnostikuar dhe në mënyrë të menjëhershme reagojmë, marrim masat për të zëvëndësuar mësuesit që rezultojnë të infektuar apo që duhet të karantinohen se kanë patur kontakte.
Sa përqind e mësuesve janë? Nuk mund të them një shifër reale sepse çdo ditë ne kemi mësues spo nxënës që mund të diagnostikohen. Është një fenomen masiv, është një fenomen shumë i lartë E rëndësishmë është që mësimi po zhvillohet në të gjitha shkollat, kemi vetëm rastin e një shkolle në Kavajë që për shkak të numrit të madh të mësuesve të dyshuar dhe të diagnostikuar ka kaluar përkohësisht online sepse ka qënë pak e vështirë të bëhet zëvëndësimi i menjëhershëm i tyre, po përtej këtij rasti të gjitha shkollat janë të hapura, të gjitha klasat janë të hapura, dhe masat dhe zëvëndësimii mësuesve është i menjëhershëm. Natyrisht dhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe njësitë vendore të kujdesit shëndëtësor, kujdesi për mësuesit dhe nxënësit është i menjëhershëm në mënyrë që rastet e para që dyshohen nga koordinatorët apo personat që janë të ngarkuar në çdo shkollë për të konstatuar dhe informuar në lidhje me këtë gjë, reagimi i këtyre institucioneve ka qënë i menjëhershëm që për çdo rast të bëhet tamponi dhe të mbahet në vëmendje.
Ka prioritet për mësuesit për tu bërë tamponi? Patjetër, unë vazhdimisht marr informacion në lidhje me këtë, madje me një pjesë mësuesish dhe drejtuesish përpiqem t’i kontaktoj për të parë nëse realisht e kanë kujdesin e duhur. Është e vështirë në këtë përiudhe sepse ngatërrohen edhe me virozat e stinës, për tu kuptuar nëse një mësues apo qoftë edhe një nxënës është me Covid apo me një virozë stine, dhe çfarë ndodh në këto kushte ku ka ende dyshime. Psh mund të jetë një mësues letërsie që jep mësim në disa klasa, në disa vite. Çfarë ndodh? Mund të jetë e vështirë pornëse shenjat janë të ngjashme me ato të Covid 19 menjëherë ky rast raportohet bëhet tamponi, dhe po kështu edhe mësuesve të tjerë.
Në të gjitha klasat, të gjithë kolegët? Ata që kanë patur dhe më shumë kontakte, kuptohet që tendenca është që të bëhen sa më shumë kontrolle dhe gjurmueshmëria të jetë me të gjitha ato raste që mund të kenë patur kontakt, ato që shfaqin simptoma në mënyrë automatike bëjnë tamponin dhe karantinohen deri në marrjen e përgjigjes por reagimi ka qënë shumë i shpejtë nga këto institucione dhe gjej rastin ti falenderoj sepse vërtet gatishmëria dhe mbështetja për nxënësit dhe mësuesit ka qënë shumë e lartë. Znj.Ministre opozita herë pas here ka vendosur theksin tek testimet dhe prioritet që duhet të kenë mësuesit, ata kanë folur edhe për testime periodike që duhen kryer në të gjithë sistemin, e kuptoj që kjo është një çështje që i takon Ministrisë së Shëndetësisë por loboni për të pasur sa më shumë testime për sa i përket stafeve? Strategjia që ndjek Ministria jonë e Shëndetësise nuk është për të bërë testime masive por për rastet që janë të dyshuara, që kanë shenja apo që kanë patur kontakte, dmth konstatimi dhe gjurmueshmëria janë më të rëndësishmë.
Ju do të donit që të kishte më shumë? Gjithmonë thonë që pse nuk i bëni më shumë të gjithë mësuesve, nemund ti bëjmë të gjithë mësuesvë tamponin, por pas 48 orësh përsëri kjo nuk do të ketë vlerë. Sepse përsëri do të ketë mësues, raste ose shenja pas bërjes së këtij tamponi kështu që nuk është kjo strategjia që është ndjekur në përgjithësi në Shqipëri, jo testime masive por sipas rasteve. Monitorimi juaj është edhe në shkollat private apo vetëm për sistemin publik? Jo patjetër që në të gjitha shkollat. Sa klasa sot bëjnë mësim online? Dua të theksoj faktin që ne me një vendim të Këshillit të Ministrave para disa javëve kemi futur në sistem 1000 mësues shtesë në mënyrë që të zëvëndësojmë çdo rast mësuesi të diagnostikuar apo karantinuar për shkak të Covid 19 por edhe për shkak të faktit që në disa shkolla mësimi bëhet me turne dhe munrii orëve mund të jetë më i madh sesa numri i orëve në kushte normale kështu që është nevoja për mësues shtesë. Ne kemi mbi 1000 mësues shtesë.
Janë aktivë sot në sistem? Po janë aktivë, dhe në çdo rast kur konstatohet, kur disa mësues dalin, karantinohen apo shtrohen në spital, në këtë rast. Janë të trajnuar, sepse e kuptoj që është një emergjencë Këta mësues janë të portalit mësues për Shqipërinë, janë mësues të liçensuar nësistem, që presin nga momenti në moment. Ku ka pasur më shumë nevojë në Tiranë, si kryeqytet, që ka pasur edhe më shumë shkolla? Patjetër është bërë një lloj parashikimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar sipas nevojave dhe sipas numrit të shkollave dhe numrit të nxënësve dhe në bazë të kësaj ne kemi bërë shpërndarjen. Mësuesit që janë aktualisht në sistem kanë pasur problematika për shkak të mësimit me turne që zhvillohet sot në disa shkolla të kryeqytetit dhe në zona të tjera? Duhet të theksoj faktin që nga 1176 shkolla që kemi mbi 1100 shkolla e bëjnë mësimin me një turn sepse krijohet përshtypja sikur në të gjitha shkollat mësimi bëhët me turne gati 68% e nxënësve dhe mësuesve bëjnë mësim vëtëm me një turn. 32% me sa turne bëjnë? Mund të ketë me dy, tre dhe në disa raste dhe me katër turne. Sa % bëjnë me katër turne? Me katër turne janë sidomos shkollat që presin edhe nxënësit nga shkollat e dëmtuara prej tërmetit pra janë gjithsej 94 shkolla që janë në proces rindërtimi, pjesa më e madhe po ndërtohen nga e para, disa të tjera janë në rikonstruksion, disa me buxhetin e shtetit, disa më donacione, disa nga buxhetet e Bashkisë dhe për këto shkolla nxënësit priten dhe zhvillojnë mësim në shkollat e tjera që janë në gatishmëritë tyre dhe ne i subvencionojmë edhe transportin. Dhe në këto raste mësimi bëhet me 4 turne.
Znj.Ministre në këto ditë vjeshte ku edhe temperaturat janë ulur edhe virozat e stinës janë prezente meraku më i madh është që a do të vazhdojë sistemi i arsimit, do të vazhdojnë nxënësit të shkojnë sërish në shkolla, klasa apo rrezikojmë një mbyllje dhe rikthim të mësimit online në të gjithë territorin e Shqipërisë? Kjo është një pyetje që më bëhet shpesh, por më shumë sesa pyetje në fakt është kërkesë që më vjen nga ana e prindërve.
Duan? Jo, të gjithë i tremben faktit që shkollat mud të mbyllen përsëri, të gjithë e pamë sesa e vështirë ishte kur fëmijët i mbajtëm mbyllur për muaj të tërë, jo vëtëm nga ana e procesit mësimor sepse e dimë shumë mirë që cilësia e procesit mësimor nuk është njësoj si në bankat e shkollës dhe nga shtëpia, por dhe për sa i takon problemeve sociale që u shfaqën tek fëmijët apo dhe prindërit gjatë qëndrimit të tyre, kështu që dëshira jonë është që shkolla të mos mbyllet. Dhe ne po punojmë fort pikërisht për këtë gjë dhe i kemi marrë të gjitha masat, dhe po apelojmë vazhdimisht që të respektohen rregullat që të mos shkojmë drejt një mbylljeje. E rrezikojmë? Pra dua të them këtë gjë, nëse nuk do të respektoheshin rregullat patjetër që rreziku ekziston por apeli që ne bëjmë çdo ditë është të respektojmë rregullat, dhe rregullat janë tre, uk janë shumë të vështira, tashmë po mësohemi me to, maskat, distanca, higjiena. Nëse ne respektojmë këto rregulla, rreziku për një mbyllje të dytë kuptohet që është më i ulët. Kjo është një gjë që nuk varet vetëm nga ne dhe ne nuk mund ta parashikojmë çfarë do të ndodhë. Por ju mund të merrni masa dhe jeni gati?Ju mund ta shikoni që dhe në shtetet e tjera… Edhe Italia rekomandoi ditën e djeshme. Rrezikun e kanë dhe ato, prandaj ne duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë si shoqëri, jo vetëm mësuesit dhe nxënësit por dhe prindërit dhe gjithë komuniteti që të respektojmë rregullat që të mos shkojmë drejt mbylljes.
Jemi gati, nëse do të jetë ky skenar, që besoj është skenar i fundit? Siç e thashë pak më parë ne i kemi pregatitur të gjithë skenarët dhe puna ka vijuar në mënyrë intensive përgjatë verës, që të jetë gati në një situatë të tillë, e para siç e thashë është kanali I dedikuar RTSH shkolla, i cili çdo ditë regjistron pothuajse 50 video, vazhdon regjistrimin, ka filluar që gjatë muajve të pandemisë dhe nuk u ndërpre edhe gjatë muajve të verës, dhe ne tashmë kemi një marrëveshje midis Ministrisë së Arsimit dhe Tv publik shqiptar për këtë kanal të dedikuar, i cili do të vazhdojë edhe pas pandemisë, jo vetëm me orët mësimore por dhe me programet edukative, argëtuese, kreative e kështu me radhë. Por ajo që ne bëmë gjatë muajve të verës me ndihmën edhe të Agjensisë së Cilësisë për arsimin parauniversitar është që hartuam një program të unifikuar për të gjitha shkollat e vendit pavarësisht teksteve që përdorin, tashmë kemi një program të unifikuar dhe në kanalin e dedikuar çdo ditë transmetohen ato orë mësimi që nxënësit i bëjnë edhe në shkollë, për të gjitha lëndët, dhe kjo do të thotë që një nxënës nëse nuk shkon dot në shkollë për shkak se është me grip, apoi infektuar me Covid, mund ta ndjeki orën e mësimit në RTSH shkolla. Përveç kësaj ne kemi dhe platformën Akademi.al të cilën po e promovojmë fuqimisht kohët e fundit pikërisht për këtë arsye për të qënë gati në rast se do të jetë e nevojshme.
Që është, çfarë platforme? është një platformë online e cila filloi menjëherë edhe gjatë periudhës së karantinës, ku nxënësit, mësuesit por dhe prindërit mund të regjistrohen dhe aty jo vetëm kemi video që transmetohen në RTSH shkolla, por kemi videot mësimore të të gjitha lëndëve, por krijohen edhe klasa virtuale, komunikimi I drejtpërdrejtë, jepen dhe detyrat e shtëpisë. Sot dixhitalizimi në çdo fushë është i rëndësishëm po sidomos edhe në sektorin e arsimit. Po ka familje që ndoshta nuk e kanë mundësinë e aksesit në internet. Kjo është njëtjetër masë që ne po marrim, dhe gjithashtu sikurse RTSH shkolla dhekjo do ti shërbejë dhe të ardhmes. Pra nuk është vetëm pë këtë periudhë, pra kjo platformë online do të shërbejë edhe për më vonë sepse i jep nxënësve shumë aftësi, krijon lidhje, prindi s’është nevoja të shkojë në shkollë po e ndjek progresin e fëmijës nëpërmjet kësaj platforme.
Janë të dhënat? Po janë të gjitha, trajnohen çdo ditë mësuesit, mbi 20 mijë mësues janë regjistruar dhe janë trajnuar për këtë platformë po kështu çdo ditë punohet intensivisht që edhe nxënësit gati 50 % janë të regjistruar, ndërkohë që në lidhje me atë që ju thatë për familjet e varfra, ne kemi patur një mbështetje dhe një solidaritet të jashtëzakonshëm edhe nga partnerët tanë, por edhe nga biznese dhe organizata të ndryshme që operojnë këtu në Shqipëri, i pari është UNICEF Albania që në momentin e parë na është gjendur edhe për platformën por edhe me tableta dixhitale për fëmijë që vijnë nga familje të varfra. Që në fillim na dhuroi 500 tableta, më pas kemi patur dhe marrëdhënie shumë të mirë me Vodafone të cilët dhuran që në fillim 5000 tableta, ndërsa së fundmi 10 mijë tableta për nxënësit e klasave kolektive, sepse për fat të keq vazhdojmë të kemi akoma sidomos në zonat rurale ku dhe numri i popullsisë është më i vogël, është një realitet për të cilin ne po punojmë jashtëzakonisht fort që ky fenomen të marrë fund, është reduktuar shumë, por akoma është sot. Dhe mësimi online në klasat kolektive është me i madh. Pikërisht ky kontigjent i tabletave dixhitale që ne I kemi siguruar nëpërmjet partnerëve tanë zhvillimorë janë të dedikuara në mënyrë ekskluzive për familjet e varfra, për familjet që vijnë nga klasat kolektive dhe në vështirësi ekonomike dhe gjithashtu dhe për familjet e tërmetit. Akoma nuk janë të gjitha këto shtresa, por më vjen shumë mirë që nga dita në ditë ka solidaritet në lidhje me këtë çështje dhe çdo ditë na vjen një ofertë, pra ka institucione apo organizata që vetëofrohen, dikush me maska, dikush me dizinfektantë, tableta, një solidaritet i jashtëzakonshëm dhe gjej rastin ti falenderoj që na janë gjendur kaq shumë në një situatë kaq të vështirë. Znj.Ministre sindikata e pavarur e arsimtarëve pak kohë më parë tha se rritja 15 % e mësuesve nuk është reale, është vetëm 9,8 %, rritja e pagave. Ky është një lajm i mirë në fakt, faleminderit që e bëre këtë pyetje se është lajm i mirë rritja e pagave si për punonjësit e sektorit të Shëndetësisë po ashtu dhe për mësuesit, nuk është rritja e parë gjatë këtyre viteve, është rritur që pas 2013 20 %, dhe me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm kjo rritje do të jetë 15% por mënyra sesi llogaritet, ka një formulë, sipas legjislacionit ky 15% nuk llogaritet mbi pagën NETO, po llogaritet mbi pjesën e funksionit, pra ka një formulë sesi përllogaritet dhe pastaj për punonjës të ndryshëm dalin nivele të ndryshme.
Në këto momente është duke u diskutuar projekt-buxheti i 2021, ka pasur në fakt një premtim të qeverisë Socialiste, për të pasur 5% të prodhimit të brendshëm BRUTO, për mbështetjen për arsimin, në fakt nuk jemi në këto nivele, a do të jetë në 2021, a është ky një nga misionet e Evis Kushit në krye të kësaj Ministrie? Vitin e kaluar buxheti i arsimit ishte diku 3,7 në raport me produktin e brendshëm BRUTO, këtë vit nëse do të llogarisim dhe rritjen e pagave, edhe projektet e rindërtimit përqindja shkon tek 4,54 madje sot i kam shifrat të freskëta pasi kemi bërë këtë përllogaritje sepse ju e dini që buxheti është duke u hartuar. Prapë në raport me vendet e tjera jemi më dobët. Jemi shumë më mirë nga si kemi qënë, pra rritja nuk mund të jetë e menjëhershme në 5%. Rritja ka qnë çdo vit e konsiderueshme. Është premtim, por ky nuk ka qënë një vit i zakontë, vendi u godit edhe nga tërmeti, edhe nga pandemia, kështuqë ky është një vit i jashtëzakonshëm, po ashtu dhe viti tjetër do të ketë problematika që trashëgohen.
Si sot java nis viti i ri akademik, ju vini nga radhët e pedagogëve, si pritet të jetë ky vit akademik, do të jetë tërësisht online, i kombinuar, cilat do të jenë sfidat që do të përballen studentët e këtij viti? Fillimi i mbarë i vitit akademik është sfida e radhës, unë sot zhvillova një takim dhe me rektorët e universiteteve pikërisht për këtë arsye, për të diskutuar rreth masave që ata kanë marrë për të përballuar me sukses këtë vit të ri akademik, më rezulton që pjesa më e madhe janë në rrugën e duhur, patjetër që i kanë përshtatur të gjitha protokollet e hartuara nga Ministria, një pjesë e tyre i kanë marrë masat përsa i takon mësimit online sepse disa universitete kanë preferuar që leksionet ku nr i studentëve është më i madh të jenë online, ndërsa praktikat apo sëminaret të jenë në klasë dhe duke qënë se leksionet bëhen online kuptohet që dhe mjediset, kapacitetet janë më të mëdha për të respektuar dhe distancat, por ka disa fakultete që e kanë të vështirë ta bëjnë mësimin online, kështu që nuk është i njëjti standart që përdoret kudo, por më rezulton që janë duke punuar intensivisht për ta përballuar me sukses këtë sfidë, ndërgjegjësimi tek universitetet është dhe më i madh sepse studentët janë moshë madhore.
Ulje tarifash kanë kërkuar studentët. Studentët kanë kërkuar uljen e tarifave të masterit dhe ju e dini që me ligjin e Arsimit të Lartë tarifat e masterit përcaktohen nga universitetet, jo nga Ministria kështu që ne në mënyrë të vazhdueshme komunikojmë edhe me universitetet në mënyrë që vendimet të jenë të drejta, por të mos harrojmë që nga pakti mbështetja që i është dhënë nga qeveria dhe Ministria e Arsimit ka qnë e madhe duke filluar që nga punësimii studentëve ekselentë, praktikat e punësimit, investimet në infrastrukturë, konvikte, pra në përgjithësi Pakti për Universitetin ka sjellë edhe arsim më cilësor por edhe një përmirësim të shërbimeve ndaj studentëve, jam e ndërgjegjshme që ka akoma shumë punë për të bërë, por ama pakti ka dhënë një tjetër cilësi dhe gjallëri. Patjetër që studentët pretendojnë dhe kanë të drejtë, dhe unë do përpiqem që dhe me ta bashkëpunimin ta kem sa më të ngushtë, në mënyrë që të gjitha vendimet që marrim të jenë dhe për arsim cilësor dhe për shërbime më të mira ndaj tyre.