Me zërin që i dridhej, deputeti Adriatik Alimadhi, ka bërë thirrje që deputetët të mos bëjnë politikë me koronavirusin. Alimadhi, i cili ka fituar betejën me virusin vde kjeprurës, reagoi ashpër pas një debati mes deputetit Ralf Gjoni dhe ministres Manastirliu. Nuk e dini se çdo të thotë të jesh në pikën e fundit të jetës, tha Alimadhi, ndërsa I kërkoi Gjonit se nuk është momenti për të bërë politikë.

“Meqë jam prekur nga covid Ralf do të të them një gjë. Doktoreshë Najada vinte 4 ose 5 herë në ndihmën time dhe diskutonim për ecurinë e shëndetit, edhe pse ilaçet nuk dhanë efekt po përpiqesha për të mbijetuar. Nuk e dini se çdo të thotë të jesh në pikën e fundit të jetës, personalisht e kam vuajtur këtë shumë keq. E kam vuajtur këtë.

Të gjithë mjekët kanë pasur solidaritet dhe bashkohem tërësisht me ta. Ne jemi deputet dhe unë kam dashur që çdo shqetësim timin me Covidin ta ndaj me shoqërinë. Nuk është momenti për të bërë politikë Ralf. Të gjithë doktorët më kanë shërbyer me gjithçka. ilaçet duhet përgatitur dhe duhen marrë për të qenë përballë një pandemie që nuk dihet si shkon, para të bardha për ditë të zeza. Votojeni”, tha Alimadhi.