Ambasadori italian Fabrizio Bucci ka çelur siparin e javës së gjuhës italiane në Gjirokastër. Ai thotë se kjo do të sjellë më shumë turistë në Shqipëri. Pas takimit me kryebashkiakun Flamur Golemi ambasadori italian u shpreh optimist për çeljen e Shtëpisë Italiane në Gjirokastër, në një godinë historike. Ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci, ka çelur siparin e javës së gjuhës italiane në Gjirokastër. Prej më shumë se një dekadë, në Gjirokastër, gjuha italiane është e pranishme në dy shkolla 9-vjeçare publike dhe në një shkollë private.
“Nuk është rastësi që jam sot në Gjirokastër sepse nis java e gjuhës italiane dhe nuk ka vend më të mirë se sa në një shkollë ku mësohet gjuha italiane” – tha Bucci. Pasi ka zhvilluar takim me kryebashkiakun Flamur Golemi ambasadori italian u shpreh optimist për çeljen e Shtëpisë Italiane në Gjirokastër, në një godinë historike. “Numri i turistëve italian në Shqipëri është në rritje, dhe ka vëmendje të shtuar për Gjirokastrën. Ka interes për investime në zonë, ndaj mësimi i gjuhës italiane do të sjell përfitim për ata që do punojnë në turizëm. Kam bërë një takim me ministren e arsimit Kushi për të zhvilluar më shumë italishten” – tha Golemi.
Ambasadori italian garantoi përfshirjen e “Aso Restaurit” në Gjirokastër çka do të mundësojë restaurimin e objekteve arkitektonike të qytetit të gurtë dhe ruajtjen e vlerave historike. “Folëm me kryetarin për hapjen e një shtëpie italiane në Gjirokastër, në një godinë historike. Kemi bërë para një jave takim me organizaten e restaurimeve “Aso Restauri” dhe dëshirojmë që ta sjellim edhe në Gjirokastër pasi ka mundësi për restaturime në qendren historike” – tha Bucci. Java e Gjuhës Italiane zhvillohet çdo vit në datat 19 deri 25 tetor me qëllim përhapjen e kësaj gjuhe e kulture në mbarë botën. (Shqiptarja.com)