Mero Baze/
Sali Berisha është kthyer në rrufepritës të Lulzim Bashës dy ditët e fundit, duke u përpjekur ta lehtësojë atë, nga dy makthe që i janë shfaqur: Komisioni Nishani Ruli dhe Jozefina Topalli. Ndërkohë që gjithë propoganda e Bashës po përpiqet të lartësoj Komisionin Nishani Ruli, duke vlerësuar se do tu qëndroj testimeve përjashtuese të elektoratit për shumë figura të PD, Sali Berisha duket se e ka zhbërë Komisionin me një fjali. Edhe ai si shumë të dëshpëruar që kanë humbur votat deklaroi se fjala finale jepet në Kryesi të PD dhe se vendimet e Komisionit do korrigjhen pasi Komisioni ka një marzh gabimi.
Kjo nuk është thjeshtë një hakmarrje e tij ndaj Rulit, për talljen që i bëri duke i rekomanduar pensionin. Eshtë pak më shumë. Ai po përpiqet ta zhbëj Komisionin, si një shpikje idote të Bashës, pasi e kupton se është më e lehtë kostoja e gabimeve të Bashës në listë, se sa kostoja që mund të marr PD duke shpëtuar Bashën nga përgjegjësia e listës. Diabolizmi i Bashës për të hequr figura të diskretituara përmes Komisionit, duket se nuk ka kaluar aq lehtë tek Berisha, i cili, praktikisht e ka zhbërë autoritetin e Komisionit me deklartën e tij për ti rishqyrtuar ata që janë djegur nga Komisioni. Ky akt i jep fund autoritetit të Komisionit dhe e bën edhe më qesharake atë që u quajt garë në elektoratin e PD për të skualifikuar figurat më pak popullore të PD.
Ndërhyrja e dytë është tek zonja Topalli. Ndërsa Basha vet dhe gjithë propagandistët e vet, i janë turrur Topallit, pse ajo po tenton të formojë një parti për të vazhduar karrierën politike, të ndërprerë nga Basha, Berisha ka kujtuar qëndrimine tij kritik për heqjen e Topallit dhe Patozit më 2017, duke theksuar se Topallit i takon me statut të PD të jetë kandidate për deputete, pamvarësisht Komisionit apo Bashës. Kjo është një përpjekje finale për të ndalur Topallin të formojë një parti të re, duke i thënë se ai është garanti që ajo mund të futet në listë të PD. Problemi është se fushata e fyerjeve ndaj Toallit, dirigjuar nga Basha ka shkuar shumë larg, sa kandidimi i saj në listën e PD do ta bënte dhe më qesharak Bashën para demokratëve.
Të dyja qëndrimet e Berishës janë të ndryshme nga qëndrimet e Bashës për të njëjtat cështje. Basha ka orietuar se të përjashtuarit nga Komisioni nuk do jenë në lista dhe se ka akuzuar Topallin se po ndihmon Edi Ramën. Berisha thotë se të përjashtuarit, mund të rikandidojnë dhe se Topallit i takon me statut të PD të jetë kandiate.
Edhe pse ngjan si ndarje e fort mes tyre, në fakt është thjeshtë një përpjekje e Berishës për tu bërë rrufepritës i Bashës. Ai njësoj si më 2017 pas humbjes së Bashës, mori rolin e kritikut të Bashës, për ti mbajtur të pakënaqurit rrotull vetes që ti conte sërisht në vathën e Bashës. Të njëjtën gjë po bën dhe tani. Ai po përpiqet ti mbaj me shpresë të përjashtuarit dhe po nxiton të pengoj Topallin të formojë parti, duke i sugjeruar statutin e PD, si shpëtimtarë. E gjitha kjo, që në finale, të jetë garanti i të pakënaqurëve nga Basha në PD, për ti dhënë dhe një herë dorën Bashës.