Nga Mero Baze
Gazeta TemA ka publikuar sot një letër të familjes së Remzi Hoxhës shkruar në vitin 1995, i cili është zh dukur 25 vite më parë nga Shërbimi Informativ, nën dijeni dhe urdhër të Sali Berishës. Letra përshkruan çdo detaj të momenteve të para kur e rrë m by e n zyrtarisht Remzi Hoxhën, si i vunë p r an ga t, si u rikthyen në vendin e ngjarjes për të bërë kontrollin e veturës, si më pas policia e Rajonit nr. 3 kishte nisur procedurën e hetimit dhe e kishte anuluar, dhe kalvarin e mëtejëm të tyre, duke njoftuar Sali Berishën, kryeministrin Aleksandër Meksi dhe me radhë gjithë personalitetet dhe institucionet shtetërore dhe politike të shqiptarëve në Ballkan. Në letër janë emrat e të gjithë atyre që janë marrë me zh dukjen e Remzi Hoxhës dhe që e kanë fshehur ngjarjen.
Sot familja ka vendosur të ngrejë një memorial për njeriun e tyre, duke pranuar dë sh tim in në gjetjen e trupit të tij. Por ndonëse ata nuk kanë gjetur trupin e zh dukur, ata kanë gjetur autorin. Përgjegjësi dhe urdhëruesi kryesor i këtij rrë m bi mi, Sali Berisha, është ende i gjallë. Si për shumë k ri m e të tij, edhe për këtë k r i m, Sali Berisha ka stilin që thotë disa variante të ndryshme, me qëllim që të bëjë të paditurin. Herën e fundit që ka dalë në medie, ka thënë se për herë të parë për këtë gjë ka dëgjuar nga Adem Demaçi një vit e ca më vonë.
Në fakt, letra që po botojmë dëshmon se ai ka marrë zyrtarisht letër dhe telegram nga familja që muajin e parë, ndërsa unë kam dëshmuar publikisht se jam personi që e kam vënë në dijeni një ditë pas rr ë mb i mit, pasi më kontakuan familjarët e të ndjerit, si gazetar dhe si ish- mik dhe i njohur i Remziut. Duke përdorur njohjen tim dhe të kolegut tim Ylli Rakipi si gazetarë, me Sali Berishën, ja kemi shpjeguar në zyrën e tij rastin dhe ai ka dëshmuar së paku se ka qenë i informuar në detaje se çfarë kishte ndodhur, dhe sugjeronte të mos merreshim me këtë çështje, pasi ai herë ishte agjent i UDB, e herë ishte implikuar në një at en tat të dështuar ndaj Gligorovit. Të dyja, broçkulla të sajuara pas zh dukjes së tij.
Kr i m i i v r a s j e s dhe zh dukjes së një personi, nuk parashkruhet. Bashkim Gazidede ka v d e k u r. Oficeri përgjegjës për v r a s j e n e tij është zh dukur me ndihmën e Sali Berishës dhe nga vendi ku mbahej në mbikqyrje. R rë m by esi i tij Arben Sefgjini, qëndroi deri në fund të vitit 2013, drejtor i rëndësishëm i Qeverisë “Berisha”, edhe pse kishte dë nim nga gjykata për përfshirje në zh dukjen e Remzi Hoxhës.
Familja ka humbur b ete jën shpirtërore, për gjetjen e trupit të familjarit të tyre, por beteja ligjore duhet të vazhdojë. Mjaftojnë deklarimet e gënjeshtërta të Sali Berishës dhe kontradiktat në deklarimet e tij, që ai të merret në pyetje zyrtarisht, duke rihapur hetimet dhe duke marrë një për një gjithë personat e implikuar. Shqipëria sot ka lejuar të ngrihet një monument për të nderuar një qytetar të zh dukur nga shteti shqiptar, i cili nderon të zh dukurin, por tu rpë ron Shqipërinë.
Ai është një kryq i rëndë t u rpi mbi shpaltullat e shtetit shqiptar, që na damkos si shtet v r a s ë s, dhe nuk kemi pse e mbajmë këtë damkë për shkak të Sali Berishës. Merreni qoftë dhe me ba rr ela në q e l i, si përgjegjësin e vetëm dhe urdhëruesin e kësaj historie. Për fat ka ende dëshmitarë që provojnë gënjeshtrat e tij.