“PD-ja si firmë piramidale”
Të gjithë kemi në kujtesë ’97 -ën dhe mbajmë në vete shijen e hidhur të asaj kohe, kur shpërt hyen firmat piramidale, çka solli një luf të të ashpër vëllavr asjeje dhe trazira e varfëri ekstreme për çdokënd. Por ajo ngjarje nuk është rast i vetëm që shënjoi PD-në, sepse sa herë kanë marrë pushtetin kanë prodhuar kolaps të shtetit në ikjen e tyre të trazuar dhe gjithmonë të dyshimtë.
Askush nuk e përmend çfarë bëri PD në 2013-ën dhe sesi tentoi ta përfshinte vendin në një lu ftë tjetër civile. Pse është fshirë në harresë çfarë eksperimentuan me pronat para se të iknin nga pushteti dhe askush nuk flet për këtë pjesë? Sesi grabitën paratë e shqiptarëve, të cilët paguan miliona për t’iu legalizuar shtëpinë që me mundime kishin ndërtuar një jetë; dhe e gjitha rezultoi një farsë shtetërore.
I është lënë të shkuarës dhe askush nuk investigon si rropën deri në pikën e fundit, djersën e ballit të çdo qytetari dhe i rrëm byen çdo qindarkë kursimesh. Nëse do vazhdonin edhe disa muaj të qëndronin në pushtet, do u kishte plasur në duar mina që vetë krijuan; të cilën ishin gati ta shpë rthenin për të mos lënë pushtetin. Ishte reflektimi qytetar që vulosi të mos e kthente kohën pas dhe nuhati para kohe atë plan dashakeqës, duke refuzuar me urrejtje masive të rikthenin 97-ën përsëri. Në tetë vite pushteti PD-ja prodhoi një makineri të fshehtë që zhvaste qytetarët, derisa e zyrtarizoi me premtimin për t’u njohur të drejtën e pronës me qëllimin që t’ua grabiste atë. Dhe ashtu ndodhi vërtet: shqiptarët jo vetëm që nuk morën shtëpinë e tyre, por pushteti, duke vepruar si një mafie e organizuar shtetërore, grumbulloi para fushatës elektorale miliarda lekë, të cilat nuk u kthyen asnjëherë mbrapsht në xhepat e njerëzve. Të vje dhur e të mashtruar nga vetë shteti, përmes strukturave të organizuara.
Harresa nuk duhet të jetë asnjëherë aq e thellë, deri në humbjen e identitetit tonë. Sepse kujtimet e hidhura nuk mund t’i lëmë në sirtar kur është momenti për të vendosur, por duhet t’i mbledhim të gjitha bashkë, t’i analizojmë, e me përgjegjshmëri të zgjedhim atë alternativë që ka dëshmuar se e ka vullnetin të punojë dhe e tregon me rezultate konkrete. Të dashur bashkëkombës, mendoni vetëm këtë: Kur kolapsin e lartpërmendur e prodhoi qeverisja e z. Berisha, i cili ka pasur eksperiencën e një jete me pushtetin, e mendoni dot çfarë do prodhonte paaftësia e z. Basha nëse i jepet pushtet?