Qeveria po vijon me politikën e rritjes së pagave duke qenë se arsimi është ndër prioritetet edhe në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, referuar shifrave zyrtare bën të ditur se “paga në sektorin e arsimit në Shqipëri arrin në 60.758 lekë në vitin 2021, krahasuar me pagën 54.676 lekë që shënon ky tregues në Maqedoni”.

Pagat e mësuesve do të rriten me 15% në 1 janar 2021, si dëshmi edhe e vlerësimit të punës dhe sakrificës së tyre përgjatë këtyre muajve të vështirë të pandemisë.
Arsimi mbetet prioritet në buxhet, ku do të përfitojë një financim në rritje, ku përfshihet rritja me 15% e pagës së mësuesve të sistemit arsimor parauniversitar me një kosto prej 3.5 miliardë lekë si dhe financimi i prioriteteve të Paktit për Universitetin.