Bukuria e Marina Vjollcës nuk mund të kalojë pa u vënë re dhe kjo duket se ka tërhequr vëmendjen edhe të artistit me famë botërore Dj Snake. Ajo ka publikuar në Instagram dy fotografi të saj dhe ka pyetur fansat se cila prej tyre ju pëlqen më shumë. Marina shfaqet shumë sensuale në to dhe këmbët e saj tërheqin më shumë vëmendjen. Mes komenteve të shumta bie në sy ai i Dj Snake, i cili ka lënë si përgjigje ndaj pyetjes së Marinës vetëm një emoji. Nëse do e deshifronim komentin e tij në fjalë, kjo do të thotë se moderatorja ka qëlluar në shenjë me fotot, ç’ka do të thotë se atij i kanë pëlqyer shumë.

Marina nuk i ka kthyer një përgjigje dhe nuk dihet se si mund ta ketë pritur edhe partneri i saj, Getoar Selimi. Ndërkohë nuk dihet edhe se si mund t’i kenë rënë në sy Dj Snake këto foto të Marinës, sepse as ai dhe as moderatorja nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Ndërkohë para disa kohësh edhe Luana Vjollca ka treguar se ka marrë mesazhe nga Dj Snake në rrjete sociale. Ajo zbuloi se disa nga artistët më të njohur si Tyga, Calvin Harris dhe The Game, duke përfshirë edhe Dj Snake i kanë shkruar në Instagram. Epo siç duket Dj i njohur nuk mundet t’i rezistojë bukurisë së motrave Vjollca dhe ne nuk i vëmë fare faj për këtë gjë.