Në këto momente po mbahet Asambleja e Partisë Socialiste.
I pari që e hapi takimin ishte kryeministri Edi Rama, i cili shpalosi punët që janë bërë në këto shtatë vite qeverisjeje, e që do të bëhen nëse ai do të vijojë të qëndrojë në pushtet. Rama e quajti si sukses, zhvillimet që janë bërë gjatë këtyre viteve në arsim, më konkretisht në pranimin në universitete. Ai tha se nëse të kaluarën renditjet bëheshin sepse ishte djali i “Fahriut, apo i Saliut”, tanimë sipas Ramës, djali i bariut që është me mesatare më të lartë, pranohet në universitet. Më tej ai ceku dhe arsimin fillore, ku tha se qeveria ka mundësuar libra falas për to.
“Po vetë studentët ata që nesër bëhen mësues, mjek, infermier, ata që bëhen nëpunës civilë, ata që nesër trokasin në dyer të ndryshme, si hynë në universitet, prej disa viteve tashmë prej Lindita Nikollës, a hyjnë dot se është djali i Farihut. Nuk hynë djali i Saliut, i Lulit, por djali i një bariu që ka mesatare më të lartë se këta. Kaloi dhe kjo vështirësi dhe kështu është në të gjithë fushat. Si është Shqipëria me fëmijët, është me e drejtë apo siç ishte. Po kur shkojnë fëmijët në shkollë siç është fëmija sot, siç ishte? Kush kishte lekë blinte libra, e kush nuk kishte prapë i blinte. Sot i kanë libra falas, por çfarë libra kanë. Sepse mund t’i japësh falas librat e Fahirut, Hakiut, por i jep një hall në dorë, si ato tekste, ku varet se teksti i kujt të bie, sepse diku ishte 29 nëntori dita e pavarësisë e diku 28. Diku krokodili quhej kafshë mesdhetare, e lepuri tigër afrikan. Sot fëmijët tonë kanë libra të njëjta me bashkëmoshatarët e tyre në Bashkimin Evropian dhe mund të vazhdojë kështu në çdo sektor. ”, tha Rama.