Një asteroid i madh po i drejtohet Tokës me shpejtësi tepër të lartë. Asteroidi është emërtuar “Zoti i Kao sit”, dhe sipas ekspertëve, mund të përplaset me planetin tonë në vitin 2068. Përplasja e këtij meteori do të kishte një fuqi sa shpër thimi i 800 milionë ton tritol. Asteroidi është emërtuar “Zoti i Kao sit” për shkak të Apophis, Zotit egjiptian të kao sit.
Shkencëtarët e Universitetit të Hawai kanë monitoruar me kujdes trajektoren e trupit hapësinor që duket se ka përshpejtuar rrugën drejt Tokës. Sipas parashikimeve, përplasja me planetin tonë mund të ndodhë më 12 Prill 2068. Ky meteor është vënë re për herë të parë në vitin 2004. Ka një gjerësi 370 metra dhe përplasja e tij me Tokën mund të jetë katast rofike.
Por ekspertët thonë se nuk ka vend për panik. Shkencëtarët e NASA shprehen se shanset janë 1 në 150 mijë që asteroidi të përplaset me planetin tonë pas 48 vitesh. Sipas disa parashikimeve të tjera, thuhet se “Zoti i Ka osit” do të kalojë nga Toka në një distancë prej 31.855 kilometra në fund të kësaj dekade. Megjithatë, studiuesit po e mbajnë nën monitorim trajektoren e tij.