Kodi Ashtu siç është përcaktuar tashmë, ditën e hënë do të mbahet seanca plenare e Kuvendit. Në këtë seancë parashikohet të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, një prej çështjeve shumë të diskutuara prej muajsh, ndërkohë që ende nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët me opozitën jashtëparlamentare.
Në këtë seancë do të miratohen edhe emra e kandidatëve për drejtuesit e organeve drejtuese të reja në KQZ, në kuadër kjo të zgjedhjeve të 25 prillit. Kujtojmë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor ishin parashikuar që të miratoheshin në 31 shtator, por ky afat u shty.