Gareth Bale i ka kërkuar trajnerit të Tottenham Hotspur, Jose Mourinhos, që ta transferojë qendërmbrojtësin e Swansea City, Joe Rodon. Spurs në afatin e kaluar kalimtar kanë kërkuar një qendërmbrojtës, prioritet i tyre ka qenë Milan Skriniar, por që nuk arritën ta sillnin në Londër. Meqë afati kalimtar brenda Premierligës është i hapur deri ditën e premte, Tottenhami mund të bëjnë ofertë për Rodon.
Bale e njeh Rodonin shumë mirë nga kombëtarja e Uellsit, prandaj ai ka kërkuar personalisht që ta ketë atë bashkëlojtar edhe në Tottenham. Sidoqoftë, Swansea kërkon 20 milionë euro për 22-vjeçarin, por Tottenham nuk është i gatshëm ta paguajë atë shumë, për shkak të shpenzimeve që i ka bërë në afatin kalimtar të verës.Ekipi i Mourinhos është përforcuar me Gareth Bale, Pierre-Emile Hojbjerg, Sergio Reguilon, Matt Doherty dhe Carlos Vinicius gjatë verës. Gjithashtu ekipi nga Londra e veriut, pritet të tentojë përsëri për Skriniar në janar, edhe pse Rodon është një opsion më i lirë sesa 65 milionë e kërkuara nga skuadra italiane Inter.