Kreu i grupit parlamentar socialist, z. Taulant Balla, tregoi mbrëmë arsyen e “vërtetë” se pse z. Basha dhe Partia Demokratike dorëzuan mandatet e tyre parlamentare. Këtë deklaratë, z. Balla, e bëri nga emisioni televiziv “Real Story” ku ishte i ftuar për të folur mbi aktualitetin politik në vend si dhe mbi miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor nga Parlamenti Shqiptar.Ai u shpreh se për Z. Basha, dita e enjte u kthye në një makth, pas përballjeve në debatet e shpeshta gjatë seancave parlamentare me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Zj. Elisa Spiropali.
“Mos kujtoni se Basha iku nga parlamenti për kauzë politike, jo, e enjtja ishte ditë e zezë për të, ai nuk e përballonte dot debatin politik, me Spiropalin, kishte probleme me formimin”. – u shpreh Balla. Kujtojmë se në të shkshuarën kanë qënë jo të pakta përplasjet mes Bashës dhe Spiropalit në foltoren e parlamentit, ku ministrja cilësohet si ndër përfaqësuesit më aktive të PS në debatet parlamentare në Kuvend.