Nga Shpëtim Luku
Teksa Lordi Griffit mbaroi fjalimin, pjesemarresit qe perbenin audiencen e tij shperthyen ne duartrokitje te zjarrta e te zgjatura. Kjo ndodhi gjate nje aktiviteti ne kuader te luftes kunder korrupsionit, zhvilluar disa vite me pare ne Tirane.

Mirepo Lordi nuk e dinte se ato duartrokitje ishin thjesht nje akt hipokrizie ose me sakte nje veprim qe shume prej pjesemarresve ne aktivitet, deputete, zyrtare administrate, ministra e ish ministra e benin per te vecuar veten si objekt i fjaleve fshikulluese te Lordit Griffit. Sepse kur ai perkufizonte parimet baze ku duhet te mbeshtetet nje sjellje etike dhe dinjitoze e ofiqarit publik, per shumicen e ofiqareve publike shqiptare qe i degjonin, ato fjale ishin thjeshte nje permendje litari ne shtepine e te varurit. Nese Lordi Griffit i referohej rregullores se Dhomes se Komuneve ne Britanine e Madhe duke theksuar se ofiqari publik duhet te veproje me altruizem, me objektivitet, me integritet, me ndershmeri, me llogaridhenie, me transparence e me rol udheheqes, duke dhene shembullin e respektimit, shumica e pjesemarresve ne aktivitet e ushtronin ofiqin publik me te kunderten e ketyre parimeve.

Dhe ne fakt nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Nuk mund te pretendosh sjellje dinjitoze te ofiqarit publik, kur personat te cilet veshin kete “mantel” jane ne shumice njerez pa ndonje nivel te perfillshem ose te shkolluar jo mire, pa intelekt, pa investim tek vetja e tyre, njerez te parealizuar ne asnje aspekt. Nuk mund te pretendosh nje ofiqar publik dinjitoz, kur personat qe behen te tille nuk jane ne radhe te pare njerez dinjitoz. Ofiqar i larte publik ne Shqiperi ka qene historikisht militanti i partise, personi qe per ligj ka vetem urdhrin e partise dhe te shefave te tij partiake. Ofiqari publik shqiptar ka qene pergjithesisht nje njeri qe e shikon postin si nje okazion per tu pasuruar ne menyre te shpejte, kompetencat qe i jep posti i konsideron si te drejta te tij per ti shitur kundrejt perfitimeve materiale, favoreve te ndryshme.

Thelle ne subkoshience ai e di qe zgjedhja e tij eshte nje kombinim rrethanash, nje konjukture e favorshme per te, nje rast qe nuk ka shanse te perseritet dhe se si ai mendojne e pretendojne edhe shume “sivellezer” apo “simotra” partiake. Te cilet nuk kane asgje mangut nga cilesite specifike qe duhet te kesh per tu perzgjedhur. Ndaj dhe rend per te realizuar planet dhe objektivat personale. Duke vepruar me pandershmeri, pa altruizem, duke deshmuar mungese integriteti, duke mos dhene llogari, duke mos bere transparence. Shembulli me i qarte se si mund te degradoje nje ofiq i larte publik eshte ai i Presidentit te Republikes. Nje person si Ilir Meta e ka braktisur prej kohesh kornizen kushtetuese ku kufizohet veprimtaria e postit qe mban. Haptas perfshihet ne politiken e dites. Eshte pjese e kampit opozitar dhe te gjitha veprimet e tij kane per adrese vetem interesat e saj. Ne vend te unitetit te popullit predikon sherrin e popullit. Flet per perballje. Ka konflikt te paster interesi, a thua se shqiptaret duhet dhe ta mirekuptojne qe ai te jete President dhe gruaja e tij kandidate per nje post qeveritar. Eshte nje person i perfolur per korrupsion, me e fundit skandali i pasaportave dhe ne vend qe me “qetesi e dashuri” te ushtroje transparencen dhe llogaridhenien ben te kunderten. Ushtron presion dhe shantazhon gazetarin autor te hetimit dhe drejtuesit e medias perkatese qe i dhane hapesire ketij skandali. Pra, ne vend qe ta shfrytezonte detyren me te larte qe ka si nje mundesi per rehabilitimin e figures se tij shume te cenuar gjate posteve paraardhese, ben te kunderten. E perdhos edhe me keq ate e se bashku me te edhe ofiqin me te larte te vendit. Dhe pastaj i ndodh qe kur gjendet ne nje turme qytetaresh te zakonshem askush nuk deshiron te kryqezoje nje shikim e te shkembeje nje pershendetje me te. Pavaresisht se ai flet per 3 milione shqiptare qe jane te “gatshem” ti shkojne pas.