Deri në 150 milionë njerëz mund të bien në varfëri ekstreme, ose të mbijetojnë me më pak se 1.90 dollarë në ditë, njoftoi Banka Botërore në parashikimin e saj të vrazhdë ekonomik, në varësi të masës së tkurrjes së ekonomive prej pandemisë së Covid-19. Vendet me ekonomi të mëdha, mesatare do të kenë 82 përqind të të varfërve të rinj, duke përfshirë Indinë, Nigerisë e Indonezinë.
Shumë nga njerëzit në varfëri ekstreme pritet të jenë rezidentët urbanë më të arsimuar, që do të thotë se qytetet do të preken nga varfëria po aq sa dhe zonat rurale. Banka Botërore llogarit se 110 milionë të varfër të rinj do të jenë në Azinë jugore dhe Afrikën nën-Sahariane.
Pandemia globale ka ndaluar në mënyrë të papritur disa vjet progres kundër varfërisë, indeks ky që pritet të rritet sivjet për herë të parë në dy dekada. Ajo kërcënon gjithashtu përkeqësimin e pabarazisë dhe të bëjë më të vështirë kthimin e vendeve të rritja ekonomike, sipas presidentit të Bankës Botërore, David Malpass. Papunësia po rritet ndërsa ata që kishin arritur të kursenin diçka tani shikojnë sesi po u treten.
Ekspertët thonë se rekuperimi mund të nevojisë një dekadë, dhe kjo është një goditje e rëndë për njerëzit që e kishin nxjerrë veten e tyre nga varfëria për një jetë më të mirë.