Barcelona i a filluar procedurat legale për uljen e pagave të futbollistëve për herë të dytë brenda vitit, për shkak të ndikimit financiar të pandemisë së koronavirusit.
Pjesëtarëve të skuadrës së Ronald Koeman u është kërkuar që ta zgjedhin nga një përfaqësues për të biseduar me drejtuesit e Komitetit të Biznesit për uljen e pagave.
Pas gjendjes emergjente që shteti i Spanjës e shpalli në fillim të vitit 2020, për shkak të pandemisë së koronavirusit, Barça pati aplikuar për ulje pagash në ERTE (rregulloren për punësim të përkohshëm).

Në përputhje me masat, lojtarët patën rënë dakord për uljen e pagave. Falë uljes së pagave të lojtarëve, pjesa e stafit të ekipit i kishte marrë pagat e plota pa zbritje. Sidoqoftë, gjendja ekonomike e Barcelonës është përkeqësuar në muajt e fundit, dhe klubit s’i ka mbetur tjetër mundësi pos të aplikojë për një tjetër ERTE.

Klubi katalonas ka deklaruar në gjendjen e vet financiare, se bashku me borxhin prej 488 milionë eurosh, dhe humbje prej 97 milionë eurosh. Për t’i ikur situatës së largimit të lojtarëve, Barcelona ka filluar që të ketë kontakte me secilin prej futbollistëve për të arritur marrëveshje.