Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bërë një tjetër gafë në matematikë, sigurisht një lapsus, por që nuk i ka shpëtuar veshëve të gazetarëve.

Gjatë fjalës së tij në një dalje për mediat, duke folur për ekonominë, Basha tha se 6 nga 4 biznese nuk raportojnë fitim, në vend që të thoshte 4 nga 6.

Taulant Balla nuk ka nguruar ta ironizojë duke i kujtuar 7×7=42 apo kur tha se Skëndërbeu ngriti flamurin më 28 Nëntor 1944.