Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk e ka pritur mirë pyetjen e gazetares së Top Channel, për prezencën ish-deputetit të PD Gerti Bogdani krah një të dënuari për korrupsion në Zimbabve.Gazetarja i referohej një fotografie ku shfaqej Gerti Bogdani dhe biznesmeni shqiptar Ilir Dedja në Zimbabve krah zyrtarëve të dënuar për korrupsion, dhe që siç akuzon media vendase që publikoi foton, po përgatiteshin për një tjetër tender korruptiv miliona dollarësh. Por Basha nuk ka preferuar të japë një përgjigje direkte, duke sulmuar Top Channel si media me linjë editoriale pro Edi Ramës dhe që censuron deklaratat e PD-së.

Gazetarja: Ju folët dhe thatë në Verona peshku i madh është ish- kryetari i Bashkisë, në Zimbabve është ministri, ndërkohë në media po qarkullon një foto e ish-ministrit të Shëndetësisë se Zimbabvese i akuzuar për afera korruptive 60 milion dollarë, ndërkohë në këtë foto shfaqet edhe ish-deputeti Gerti Bogdani, a e keni pyetur?“Linja editoriale e Top Channel është e qartë, ajo që më bën përshtypje mua është se nuk jep konferenca për shtyp, por merret me sulme personale ndaj meje.

Pse e bën Top Channel këtë, duhet të mbrojë interesin e qytetarëve shqiptarë që paguajnë taksa, që ka një linjë editoriale ndaj Edi Ramës e kanë marrë vesh nga Alaska deri në Australi, por censura nuk i bën nder”, tha Basha