Kryedemokrati Lulzim Basha ka nxjerrë sot 4 hapat urgjentë që duhet të ndërmarrë qeveria për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë në situatën e pandemisë së COVID-19.
Basha tashmë i është vendosur planeve me pika, ku pas atij me 5 pika për rimëkëmbjen e Shqipërisë, tani jep urdhër për 4 hapat për të shpëtuar nga COVID, teksa me anë të një videoje shprehet se Edi Rama është kërcënimi më i madh i shëndetit të shqiptarëve.
“Rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore janë 4 hapa URGJENTË në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve të lënë në mëshirë të fatit”, shkruan kreu i PD.