Lulzim Bashes me sa duket nuk po i shkeputen vetem pjese nga PD per te krijuar parti te reja politike 6 muaj para zgjedhjeve, por po i ikin dhe aleatet e djathte traditcionale. Kryetari i partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka deklaruar se është i gatshëm të bëjë pakt edhe me Partinë Socialiste, nëse kjo është në të mirën e Shqipërisë. Ai tha se nuk ka dahsur të shitet te asnjë parti, ndërsa shtoi se nëse bëhet fjalë për të mirën e qytetarëve është gati të bëjë pakt edhe me djallin.

“Jam kundër ndryshimeve në Kod Zgjedhor. Lëvizjet në sistem se dëmtojnë Ballin Kombëtar. Per ndryshimet në Kushtetutë unë kam votuar kundër. Nuk shkon kjo pyetje sepse smë lidh asgjë me të majtën kam dashur disa herë të jap sinjale për këtë politikë. Mund të dija të shkoja dhe në një subjekt tjetër por kam zgjedhur të vazhdoj traditën e të parëve të mi. Skam zgjedhur të shitem se po të ishte kështu do e kisha bërë mirë e bukur. Ka një gjë se si e majtja dhe e djathta. Kam dashur të jap një sinjal politik se nëse politika do të mbajë ballin kombëtar jam i gatshëm të bëj bashkëpunim për të mirën e qytetarëve dhe me djallin.

Edhe me të djathtën. Nëse duhet për të mirën e Shqipërisë mund ta bëj këtë bashkëpunim dhe me të majtën. Nëse Edi Rama na ndjek i them se jam gati ta bëj këtë”, tha Alimadhi. Për sa i përket opozitës, ai deklaroi në Report Tv se ka lëvizur nga e djathta dhe ka shkuar në qendër, duke iu referuar edhe partive të reja të krijuara nga deputetë si topalli apo Murrizi.

“Unë nuk dua dhe skam dëshirë të futem në idetë dhe mendimet se çfarë bëjnë partit e tjera. E djathta në shqipëri është goditur dhe bvahzdon të goditet. PD ka bërë gabim. Duhet të kishte bërë kujdes në përzgjedhjen e elementëve. E djathta është goditur nga elementë të caktuar. Lëvizjet politike çfarë sollën në Shqipëri gjatë kohës që morëm mandatin. PD LSI me një bashkëpunim të ngushtë me njëri tjetrin. E majta dominon në institucione në kocept.

PD ka larguar pak të djathtën dhe është afruar në qendër. Opozita e atëhershme që doli përballë komunizmit, mendoj se nuk janë trajtuar si duhet por ne do të ishim një zë në PD ndoshta për të dhënë dhe ide. Shqipërisë i mungon një alternativë e duhur kombëtare. Ka filluar të zgjohet faktori kombëtar. Sepse ka filluar ti japë shkëndijat e para pavarësia e Kosovës”, tha Alimadhi.