Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar se futbolli rrezikon të falimentojë pa tifozët në stadium dhe nuk mund ta përballojë një karantinë të dytë.

Kriza ekonomike godet edhe Bayern-in dhe financat janë nën presion në të gjithë Europën, jo vetëm në futboll. Tani duhet të mendojmë të gjithë për të dalë nga kjo situatë pa shumë dëme. Një bllokim tjetër do të ishte një dramë për futbollin, ka thënë Rummenigge, që më pas ka shpjeguar cili është plani i tij për të kthyer tifozët në stadium.

Kemi gjetur një tunel për matjen e temperaturës në Budapest me rastin e ndeshjes me Sevilla-n për Superkupën e Europës. Këtë instrument do t’ia vëmë në dukje departamentit të shëndetësisë këtu në Mynih në mënyrë që të mund të luajmë përsëri me spektatorë në stadium.