Bayern vazhdon të koleksionojë trofe për vitin 2020. Skuadra e drejtuar nga hansi Flick fitoi edhe Superkupën e Gjermanisë teksa në Allianz Arena mposhti Borussia Dortmund me rezultatin duke e cuar në 5 numrin e trofeve të fituar për këtë vit kalendarik. Objektivi i bavarezëve tani është të tentojnë fitoren edhe të Botërorit të Klubeve për të siguruar suksesin me 6 tituj të fituar brenda 12 muajve, dicka që deri tani e ka arritur vetëm Barcelona e Guardiolës në vitin 2009.
Fillimi i kësaj finalehe ishte i gjithi në favor të kampionëve të Gjermanisë që pritën vetëm 18 minuta për të gjetur golin e avantazhit me anë të Tolisso. Pas 14 minutash Bayerni gjeti edhe golin e dytë me Thomas Mueller që goditi saktë me kokë duke shfrytëzuar në maksimum një krosim të Alphonso Davies.
Por në të 39 minutë Dortmundi arriti të shkurtojë diferencën e rezultatit në 2-1 me Brandt pas një pasimi të Haaland duke rihapur llogaritë e finales. në fillimin e pjesës së dytë ishte pikërisht talenti norvegjez ai që mposhti manuel Neuer teksa shënoi golin e barazimit 2-2 për Borussian e Dormundit. Gjithcka u duk se po shkonte drejt një barazimi në kohën e rregullt, por 8 minuta nga fundi i sfidës Bayerni gjeti golin e tretë dhe të fitores 3-2 me anë të Kimmich me Bayernin që fitoi Superkupën e Gjermanisë për herë të 8 në historinë e tij.