Bayern Munchen ka shënuar edhe fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve. Kampionët e Europës kanë mposhtur me rezultat 1-2 skuadrën e Lokomotivës së Moskës, duke shkuar kështu në 13 ndeshje pa humbje në garën më të famshme në botë
Bayern Munchen ka vazhduar me serinë e fitoreve në Ligën e Kampionëve. Pasi deklasoi Atletico Madridin javën e kaluar me rezultat 0-4, sot ata mposhtën edhe Lokomotivën e Moskës me rezultat më të ngushtë 1-2. Bayern shënoi gol që në minutën e 14-të të ndeshjes me Leon Goretzkan. Ky ishte edhe goli i vetëm që u shënua në pjesën e parë.
Pjesa e dytë ishte më e mirë për rusët të cilët edhe sulmuan. Ata arritën që në minutën e 70-të ta barazojnë rezultatin me anë të Miranchukut. Mirëpo, Bayern reagoi dhe shënoi golin e dytë në minutën e 79-të për t’i fituar pikët e radhës dhe blinduar kështu vendin e parë në Grupin A të Ligës së Kampionëve. Ndërkohë Lokomotiva mbetet me një pikë që e fitoi në ndeshjen e parë kundër Red Bull Salzburg.