ayern Munchen po flet me Chelsean për të huazuar Callum Hudson-Odoi. 19-vjeçari nuk po gjen hapësira dhe do të largohet nga ekipi i bluve të Londrës.

Anglezi mendon për të nënshkruar me gjermanët, pasi dëshiron të transferohet në kampionat tjetër. Bayerni tentoi të firmoste me lojtarin në një marrëveshje përfundimtare dhe në sezonin e kaluar, por nuk ia dolën mbanë.

Chelsea nuk e konsideron më të pashitshëm, prandaj dhe mund ta lëshojnë më lehtë futbollistin e ri. Hudson-Odoi është i mërzitur nga trajtimi që po i bëhet në Angli dhe do një strehim të ri.