Sali Berisha vijon të shpërndajë ne faqen e tij në facebook lajme të rreme, duke goditur me mashtrime të ulta kundërshtarët e tij politikë. Rasti i fundit është ai ditës së sotme ku aku zonte deputetin e Sarandës, Alket Hysenin, se po ndërtonte disa kioska pa leje në Ksamil për t’i legalizuar më vonë, për t’i kthyer në vila.
“Fati i nje emigranti dhe vepra e zeze e narkodeputetit mafioz Alket Hyseni.
Lexoni mesazhi dhe shikoni videon.
Deshmi flagrante te rrembimit te prones me fallsifikim dhe mbeshtetje politike.
Legalizohen 6 kioska per te ndertuar 6 vila na rkotra fikantet. sb
Pershendetje. Një qytetar nga Ksamili ka denoncuar në Saranda Ëeb vendosjen e 6 kjoskave, që sipas tij do të shërbejnë si objekte për legalizim të 6 vilave
Gati per legalizim vilat e narkotr afikanteve dhe nar koqeveritareve ne Ksamil. Pas ketyre kioskave qendrojne njerez te afert te lidhur me deputetin e sarandes alket hyseni i njohur per shume histori te famshme te rrem bimit te pronave. Eshte pushteti politik i alket hysenit ai qe i ben institucionet e shtetit ne sarande ti nenshtrohen urdherave dhe jo ligjit”, shkruan Berisha në postimin e tij, që i është dërguar nga një gazetar militant i PD-së në Sarandë.
Por, e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që shkruan Berisha në postimin e tij në facebook.
Sot, bashkia e Sarandës i ka shembur të gjitha këto objekte pa leje, duke liruar hapsirat publike. Ky aksion i IKMT-së së Bashkisë Sarandë është përshëndetur nga vetë deputeti Hyseni, i cili ka kërkuar dhe bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar këto që ndërton pa leje.
“Në Ksamil, shteti në këmbë për mbrojtjen e territorit.
Nuk ka kompromis me asnjë ndërtim pa leje, zënie territori me kioska, rrethime apo mbjellje pemësh në kundërshtim me ligjin, apo në dëm të natyrës dhe territorit.
Ju bëj thirrje banorëve të jenë vigjilentë dhe të njoftojnë dhe përkrahin strukturat e Bashkisë Sarandë, IKMT dhe Policisë së Shtetit në ushtrimin e detyrës”, u shpreh Hyseni pas prishjeve të këtyre ndërtimeve pa leje.
Ky ishte një nga shumë mashtrime që Berisha publikon në facebook.
Më poshtë janë pamjet e prishjes së objekteve pa leje të ndërtuara në Ksamil. / Marrë nga Sarandanews.com/