Autoritetet bullgare urdhëruan sot mbajtjen e maskave në rrugë, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19. Vënia e maskës është e detyrueshme në publik, kudo ku nuk është e mundur ruajtja distancës së sigurisë, prej të paktën 1,5 metrash.
“Jemi në një situatë shumë serioze”, tha ministri i Shëndetësisë, Kostadin Angelov, pasi raportoi një rekord të ri ditor me 1 472 infektime dhe 29 v d ek je.
Angelov paralajmëroi, gjithashtu, se virusi po përhapet në mesin e punonjësve të shëndetësisë, me 45 mjekë dhe infermierë, që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit.