Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka folur në lidhje me situatat që po ndodhin tek ekipi i Barcelonës. Ai mendon se nëse do të jepte mendimin e tij mund të fliste për 5-6 orë pa pushimin.

“Një gjë është se çfarë ndodh jashtë fushe dhe nuk është momenti më i mirë për klubin dhe diçka tjetër se çfarë ndodh në fushë dhe nuk është viti ynë më i mirë, në aspektin personal dhe kolektiv.

“Nëse ndaloj dhe jap mendimin tim me kujdes, do të më duheshin 5-6 orë të mira. Në fushë nuk ishte viti im më i mirë. Futbolli është një sport kolektiv dhe nëse nuk je mirë si grup, nuk je mirë në aspektin individual. Gjërat ndryshuan dhe shpresojmë që të bëhet mirë”, – tha ai.