Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren e Punëve të Jashtme të Spanjës, Arancha González Laya
Ministri Cakaj shprehet se “biseduam për çështje të rëndësisë dypalëshe, punën e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, bashkëpunimin përmbajtësor mes dy vendeve brenda OSBE-së dhe ecurinë e organizimit të Unionit për Mesdheun, që do të mbahet së shpejti në Barcelonë”.
“Falënderues për mbështetjen tejet domethënëse të Spanjës në procesin e bisedimeve të Shqipërisë për anëtarësim në BE”, theksoi ai.