Pele, Messi dhe Maradona.

Në ditën e Juventus-Barcelona, Fabio Capello e ka lënë jashtë podiumit të më të mirëve të të gjitha kohërave Cristiano Ronaldo-n.

“Ata janë tre lojtarët që kanë bërë më shumë. Unë kam luajtur kundër Pele, kishte një teknikë dhe një gjuajtje të jashtëzakonshme, por edhe një kthjelltësi mbresëlënëse”, ka thënë Capello.

“Maradona ka qenë unik, gjëja më e pabesueshme ka qenë ai gol nga 11 metra kundër Juventus-it. Në Itali kemi fatin që kemi Dybala”.