Tjetër futbollist i Kombëtares Shqiptare vendos të transferohet në Turqi. Endri Çekiçi është prezantuar këtë të hënë tek Angaragucu, ekip që luan në elitën e futbollit turk. Pogradecari largohet nga sllovenët e Olimpijas së Ljubjanës, ku u aktivizua për një sezon e gjysmë (shënoi 16 gola në 38 ndeshje të kampionatit) për të provuar veten në një ligë më të fortë, që mund t’i shërbejë për t’u katapultuar në një ekip më të madh në të ardhmen.

Çekiçi ka firmosur kontratë dyvjeçare me skuadrën që renditet e parafundit në Superligën e Turqisë me dy humbje dhe një barazim në tri sfidat e para. Edy Reja e ka grumbulluar pogradecarin për ndeshjet e tetorit të Nations League kundër Kazakistanit dhe Lituanisë, që do të zhvillohen më 11 dhe 14 tetor në transfertë.