Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama dje në Asamblenë e Partisë Socialiste.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Kryemadhi kërkoi të sqaronte se bashkëshorti i saj, presidenti Ilir Meta, nuk ishte 60 vjeç aq sa kryeministri dha ditën e djeshme. Ajo kërkoi që Rama mos ta ngatërronte moshën e tij, pasi Meta ishte vetëm 51 vjeç.

“Tha çfarë do Meta kur të jetë 60 vjeç. 60 vjeç është vetë ai, mos ta ngatërroi me veten se po del në pension. Ilir Meta është Ferrari për atë punë, mos ta ngatërrojë me Fiat 500 e vetë,”-tha Kryemadhi.