Chelsea rigjen fitoren në premierën Leaguen angleze dhe këtë e bën në derbin londinez me Crystal palace në Stamford Bridge.
Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard arriti të fitojë këtë ndeshje me rezultatin 4-0 duke harruar disi rezultatet negative të javëve të fundit duke përfshirë këtu edhe eliminimin në Kupën e Ligës nga Tottenhami.
Pas një pjese të parë zhgënjyese, Chelsea shpërtheu në të dytën. ishte minuta e 50 kur Chilëell arriti të zhbllokojë rezultatin duke iu dhënë Bluve avantazhin 1-0. Një avantazh që i dha mundësinë Chelseat që të administrojnë më mirë lojën. në minutën e 66 erdhi edhe goli i dytë.
Një krosim perfekt nga e majta e Chilwell gjeti të përgatitur Zouma që me një goditje të shkëlqyer me kokë shënoi golin e dytë për Chelsean. Në minutat e fundit pati edhe 2 penallti të akorduara për skuadrën e Frank Lampard të fituara nga Abraham dhe Havertz.
Në të dyja rastet ai që mori përsipër ekzekutimin e tyre ishte Jorginho që 7u tregua i sakte të të dy 11 metërshat duke fiksuar rezultatin 4-0 për skuadrën e Bluve.