Chiara Ferragni është padyshim një nga blogeret më të njohura dhe më me ndikim në botë. Mirëpo, së fundmi duket se ajo ka bërë ‘xing’ me Klea Hutën pasi ka veshur të njëjtë bluzë që aktorja kishte veshur pak javë më parë. Ky detaji nuk i ka shpëtuar Kleas, e cila e ka publikuar në Instastory, duke shkruar me nota humori:
Ja dhe shoqja ime me bluzën që e blemë bashkë një ditë te Zara. Kujt i shkon më shumë?Nuk e dimë se kush ju pëlqen më shumë, por të dyja duken shumë bukur. Klea ka treguar ndër vite se ka shumë stil dhe është një frymëzim për shumë goca shqiptare sa i përket veshjes, por jo vetëm.