Modelja Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj, muzikanti John Legend, e kanë humbur foshnjën e tyre, pas komplikimeve me shtatzëninë. Teigen ishte në pritje të një vogëlushi të cilit i kishte vendosur edhe një emër pasi do ta quante Jack, por hemo rragjia e ditëve të fundit shkaktoi humbjen e tij. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë Chrissy në një postim në Instagram, ku ka publikuar edhe foto shpirt copëtuese me vogëlushin e pajetë në krahë, teksa vajton me bashkëshortin. Teigen, e cila ishte shtruar në spital disa ditë më parë, pasi nuk mund të dëgjonte rrahjet e zemrës, la të kuptohet pak kohë më parë se ishte në pritje të një djali, edhe pse ende nuk dihet se në cilin muaj ishte ajo.
Shkrimi prekës i Chrissy Teigen: Jemi të tronditur dhe në një dhimbje të tillë që nuk e kemi ndjerë kurrë më parë. Ne nuk ishim në gjendje të ndalonim gja kderdhjen dhe t’i jepnim foshnjës sonë lëngjet që i duheshin, pavarësisht qeseve të transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk mjaftonte. Ne kurrë nuk vendosim për emrat e foshnjave tona deri në momentin e fundit të mundshëm pasi të kenë lindur, pak para se të largohemi nga spitali. Por ne, për ndonjë arsye, kishim filluar ta quanim këtë djalë të vogël në barkun tim Jack. Kështu që ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack ka punuar aq shumë që të jetë pjesë e familjes tonë të vogël, dhe ai do të jetë, përgjithmonë.
Për Jack-un tonë – Më vjen shumë keq që momentet e para të jetës tënde u përballë me kaq shumë komplikime, saqë ne nuk mund të të jepnim shtëpinë që të duhej për të mbijetuar. Ne gjithmonë do të të duam. Faleminderit të gjithëve që na keni dërguar energji pozitive dhe lutje. Ne e ndiejmë të gjithë dashurinë tuaj dhe ju vlerësojmë vërtet. Jemi kaq mirënjohës për jetën që kemi, për fëmijët tanë të mrekullueshëm Luna dhe Miles, për të gjitha gjërat mahnitëse që kemi mundur të përjetojmë. Por e përditshmja nuk mund të jetë plot diell. Në këtë ditë më të errët, ne do të pikëllohemi, do të qajmë por ne do të përqafojmë dhe ta duam më shumë njëri-tjetrin dhe do ta kalojmë atë.