Këngëtarja e njohur Vesa Luma jeton prej vitesh në Zelandën e Re, së bashku me Big Bastën dhe djalin e tyre, Liamin. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku nuk i kursen fotot nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një foto në Facebook dhe një ndër ndjekëset e ka ákuzuar për operacione plástike.

“Çfarë u ke bërë buzëve moj aman? Pse shpèrfytyroheni me zor?”, i ka shkruar ajo, ndërsa nuk ka vonuar as reagimi i vetë këngëtares.

Vesa ka treguar se nuk iu ka bërë asgjë dhe pse e ka menduar. “S’iu kam bërë asgjë…mendova t’i bëj, pastaj m’u kujtua që duhet të vendos maskë, më kishin shkuar lekët kot”, ka replikuar këngëtarja ndaj ndjekëses.

Presim edhe shohim nëse Vesa realisht do të zgjedhë të bëjë ndryshime.