Nga Artur Ajazi
Kryetari i shtetit Ilir Meta, sot më shumë se kurrë, dukej i mërzitur me detyrën , ndërkohë që fjalimi i tij më ka ngjallur Enver Hoxhën në Konferencën e Tiranës në 1956. Ishte pa asnjë presje, fjalimi i Enverit para delegatëve të rrebeluar, teksa kthehej nga Vlora ku ndodhej me pushime, i njoftuar me urgjencë nga Beqir Balluku.
Edhe kryetari i shtetit zoti Meta, ka dalë sot në Presiedencë duke lexuar një deklaratë, e cila më tepër se “informacion mediatik” të ngjasonte me një fjalim paralajmërues, me tone të ashpëra, me akuza dhe denoncime për qeverinë, ministrat dhe kryeministrin. Ka afro 1 vit, që kryetari i shtetit, detyra e të cilit nuk është të “gjurmojë dhe zbulojë shkeljet” e ministrave dhe kryeministrit pasi ka organe të tjera të specializuar, por të krijojë ekujlibra mes palëve politike, të nxisë qetësinë dhe zgjidhjet oportune mes tyre, dhe jo të bëjë thirrje për “përmbysje” apo dhe të paralajmërojë “përballje me ligjin të atyre që nuk e dëgjojnë” sipas tij.
Ç’më ngjalle Enverin e 1956 zoti Meta, tek të dëgjoja zërin e butë në nisje të fjalimit, dhe pastaj timbrin e trashur duke shigjetuar qeverinë, ministrat, kryeministrin, duke i akuzuar për “zhvatje dhe korrupsion”, apo dhe duke u marrë me çështjet e “humbura në Arbitrazh” nga kjo qeveri. Doli dhe tundi shkresat e gushtit dhe shtatorit, kryetari i shtetit që nuk po lë ditë të javësh, pa ju sulur institucioneve, dhe kërkoi “bashkëpunim mes tyre”, duke na kujtuar “detyrimin ligjor që ka edhe kryeministrit ti përgjigjet letrave të presidentit”.
Në fjalimin e tij, Ilir Meta nuk la gjë pa përmendur dhe pa parashikuar, nga “hapja e listave” deri tek “katastrofa financiare që po i serviret vendit”. U bë “merak” kryetari i shtetit për “financat e humbura dhe krizën”, u bë merak edhe për “listat dhe gjyqet e humbura të Arbitrazhit”, dhe nuk e zë vendi, as për “braktisjen e Shqipërisë nga rinia”, por nuk del të thotë se, a ndjehet fajtor edhe ai për gjithçka ka ndodhur deri sot, a është gati edhe ai të përballet me ligjin për ç’ka është akuzuar dhe akuzohet nga ish-bashkëpunëtorët e tij apo dhe media. Duke menduar dhe jetuar me ëndërra kryeministrore, duket se Ilir Meta, ka dalë hapur kundër detyrës dhe funksioneve që ushtron, dhe kjo natyrisht është në shkelje të Kushtetutës. Ç’më kujtove Enverin e 1956 zoti Meta, tek të dëgjoja ti bëje thirrje qeverisë dhe kryeministrit, (duke i etiketuar ata me lloj-lloj epitetesh) se “ do të përgjigjen para ligjit” dhe se “socialistët nuk e meritonin të drejtoheshin nga ky sekt dhe kjo bandë”.
Por, a flet një kryetar shteti me këtë gjuhë, a mund të flasë pa etikë një kryetar shtetit vetëm e vetëm, se kërkon të përmbysë me dhu në dhe me thirrje antiligjore, një qeverisje të ligjshme ? A mund të heshtin institucionet ligjore tek dëgjojnë një kryetar shtetit, të flasë dhe të sillet sikur është dik tator, që kërkon të ngjallë dhe stimulojë pakënaqësi popullore, duke dalë jashtë binarëve të llogjikës dhe kompetencave të institucionit që drejton ? Presidenca ka kohë që është kthyer në “KQ” i PD-së, nga ku thuren skenarë dhe intriga për të përmbysur me dhu në një qeveri të ligjshme, dhe për të nxitur re volta popullore me thirrje bolshevike.
E kush më mirë se Ilir Meta, mund ta bëjë në këtë vend rolin e Enverit, e kush më mirë se ai, mund të ëndërrojë të bëhet edhe njëherë “nuse” edhe pse karrierës së tij politike, ka kohë që i ardhur fundi.