Maqedonia e Veriut pritet të aplikojë masa të reja kufizuese pas rritjes së numrit të të infektuarve nga koronavirusi i ri, që shkakon sëmundjen COVID-19. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë të hënën janë regjistruar 12 vi kt i ma, 161 të infektuar dhe 154 të shëruar nga 771 teste të realizuara në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka propozuar mbylljen e lokaleve të gastronomisë pas orës 23:00, reduktimin e pasagjerëve në transportin publik, orar të ri për punonjësit e administratës, përkatësisht aplikimin e dy turneve në punë apo punë online për kategori të caktuar.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pret që të ketë rezultate nga këto masa dhe ato që ishin propozuar më parë për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura dhe ndalimin e lëvizjes së më shumë personave pas orës 22:00. “Nëse këto masa nuk japin rezultate, atëherë hapi i ardhshëm do të jetë kufizimi i plotë i lëvizjes, përkatësisht ora policore”, deklaroi Filipçe. Masat e reja të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë duhet të kalojnë në qeveri dhe disa prej tyre edhe në kuvend. Deri tani në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar 23,788 persona. Prej tyre, 846 persona kanë v d ek ur, 17,392 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 5,550.