Britania e Madhe po planifikon të mbyllë shumë shpejt baret, palestrat dhe klabet e natës pasi ratset me Covid-19 po rriten. Mediat vendase shkruajnë se kryeministri Johnson do të dalë sot me një vendim para qytetarëve.

Boris Johnson shkruajnë mediat atje pritet të ndalojë qëndrimet gjatë natës në zonat e nxehta Covid-19, ndërsa do të nxjerrë dhe një urdhër për të gjitha udhëtimet, brenda apo jashtë këtyre zonave. Kryeministri britanik do të mbajë një takim urgjent sot për të përfunduar më pas detajet me ministrat përpara se të përcaktojë kursin e veprimit për vendin në Parlament, raporton newsbomb.al.

Johnson më vonë do t’i drejtohet vendit mbrëmjen e sotme, së bashku me Kancelarin Rishi Sunak dhe Kryeshefin e Mjekësisë për Anglinë, Profesor Chris Whitty.

Anglia do të ndahet në tre me zona të etiketuara si me rrezik të mesëm, të lartë ose shumë të lartë dhe tituj të tillë do të informojnë publikun dhe zyrtarët për ‘ndërhyrjet e duhura’ të nevojshme. Çdo zonë e kategorizuar në Nivelin 3 – ose me rrezik shumë të lartë – do të shohë masat më të ashpra të vendosura.

Nga e mërkura, qindra klabe dhe bare në Anglinë Veriore janë vendosur të mbyllen për një muaj nën Nivelin 3, sipas The Telegraph. Çdo biznes i cili është i detyruar të mbyllë dyert e tij për publikun thuhet se do të ketë 2/3 e pagave mujore të çdo punonjësi deri në 2,100 £ të paguara nga Qeveria. Sipas The Sun, qëndrimi gjatë natës në shtëpitë e njerëzve të tjerë do të ndalohet për të njëjtën periudhë kohore dhe udhëtimet “jo-thelbësore” do të ndalohen. Udhëtimet për punë ose arsim ose nevoja emergjente do të klasifikohen si “thelbësore”.

Banorët që jetojnë në zona nën Nivelin 2 nuk do të lejohen të bashkohen me familje të tjera brenda ose jashtë, ndërsa Niveli 1 do të shohë kufizime të ngjashme me ato që aktualisht janë të vendosura në të gjithë Anglinë, duke përfshirë distancën sociale dhe maskat e detyrueshme në hapësirat publike, raporton newsbomb.al.

Rastet me Covid-19 kanë bërë që pothuajse gjithë vendet të vihen në “alert” dhe të marrin masa për parandalimin e përhapjes së infeksionit, por pa izoluar vendin totalisht. Edhe në vendin tonë si masë paraprake, qeveria ka vendosur që maska të jetë e detyrushme nga dita e enjte, në çdo mjedis përveç në shtëpi.