Edhe pse data shënon 1 tetor, qeveria greke ende nuk ka dalë me një vendim zyrtar, për sa i përket rregullave që duhet te zbatojë çdo qytetar që zgjedh pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për të kaluar drejt shtetit grek.
Situata mbetet e njëjtë deri në një vendim të dytë, çka do të bënte të ndryshonin rregullat ose të mbeten ende nën masat e COVID-19.
Sipas burimeve pranë pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, puna vijon normalisht me rregullat që kanë qenë deri në rifreskimin e njoftimit nga qeveria greke.
Kujtojmë që nga pika kufitare e Kapshticës mund të kalojnë deri në 300 persona në ditë pasi Greqia nuk lejon të futen më shumë qytetarë, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.