Dashamir Shehi njihet nga publiku shqiptar për humorin dhe ironinë e tij. Gjatë emisionit Hard Talk, gazetari Roland Qafoku e pyeti çfarë do bënte ai nëse Edi Rama merr një mandat të tretë dhe opozita do humbiste zgjedhjet. Përgjigjia e Shehut ishte se do vriste veten, duke shkaktuar të qeshura në studio.

-Si del rezultati në 25 prill? -Do fitojmë ne. Po nëse humbisni çfarë do bëni? -Po asnjë gjë, do v r a s i m veten, ç’a do bëjmë. Do vazhdojmë luftën sa të kem fuqi, sa të kem jetë.