Para disa puntatash, opinionisti Arjan Konomi u përfshi në një debat të ashpër me Shqipen.
Kjo pasi vajza u shpreh kundër ndërhyrjes që Tea kishte bërë në stomak, duke shtuar se për të më mirë do të ishte të mbante dietë.
Debati u rikthye sërish puntatën e sotme, ku Arjani akuzoi Shqipen si malipulatore dhe i tha se në fjalët e saj nënkuptohej sikur ai i kërkonte Shqipes të krijonte situata në studio.
Ndërkohë Shqipja tha se Arjani kurrë nuk e ka thënë një gjë të tillë, por në prapaskenë gjithmonë e ka këshilluar dhe shtoi se fjalët e thëna prej saj kanë pasur këtë kuptim.
Arjani: Ti Shqipe je një malipulatore perfekte, kur arrin të kërkosh të manipulosh mua, kur the në debatin tonë para disa ditësh, që t’i ndryshe thua në prapaskenë dhe ndryshe thua këtu në emision, ti dëshiron të lësh tek publiku, që unë në prapaskenë të them ty sulmo Anën, Fatjonin. Unë në prapaskenë të them ty gjëra të tjera dhe më pas thua gjëra të tjera. E tha më pas këshilla e sqaruam ne. Shqipja e la të kuptohet kjo gjë. Shyqyr që e sqaruam. Ty Shqipe në prapaskenë a të kam thënë ndonjëherë Shqipe thuaj këtë gjë për Andin, Fatjonin, Fjorelën etj… Sqaroje këtu, shiko nga kamera dhe sqaroje njëherë e mirë, sepse është momenti.
Shqipja: Ti nuk më urdhëron dot mua të bëj unë atë që dëshiron ti ti.
Arjani: Më ke bërë një akuzë që unë ndoshta në nxehjen e atij programi nuk e ka kuptuar, por kur e kam parë në internet, kam thënë po prit çfarë ka dashur të thotë me këtë gjë. Ka dalë sikur në prapaskenë unë dhe Bora të themi ndryshe në prapaskenë dhe ndryshe këtu.
Shqipja: Nga goja ime nuk ka dalë kurrë, që ti më thua mua ë bëj këtë, çfarë të them dhe kë të sulmoj. Unë kam thënë që ti Arjan me mua je shumë mirë.
Arjani: Çdo të thotë? Se meqenëse ti na vinke gjykime dhe nota, mirë, shumë mirë dhe 10 me yll.
Shqipja: Po 10 me yll, ndërsa këtu je katër me xhufkë. Ti më këshillon, mos u nxeh, fol pak më qetë.